Kosova nga tash e tutje, do ta ketë edhe një produkt vendor në treg. Kjo ngase kompania nga Presheva Fluidi, ka lansuar në shitje këtë të premte, vajin Floil.
Ky vaj do të prodhohet në Gjilan dhe sipas pronarit të fabrikës, Fejzullah Mustafa, produkti i tij, është shumë kualitativ dhe ndër më të mirët në treg.
Kurse, kryetari i komunes së Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se familja Mustafa, është shembull i të bërit biznes, dhe se ka ndihmuar shumë me fabrika anën e Anamoravës.
Fjalim në ceremoninë përuruese të kësaj fabrike, ka mbajtur edhe Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, duke thënë se Kosova ka nevojë për më shumë punë si kjo, që të rritet eksporti./rtvpresheva.com/
Përurohet fabrika e vajit “Floil” në Gjilan
Date:

