Politikani serb pohon: Në Nish gjendet baza spiunuese e Rusisë

Date:

Fakti se gjatë vizitës së Vladimir Putinit në Beograd nuk u bisedua për të ashtuquajturën Qendër humanitare ruso-serbe në Nish, me siguri është pasojë e asaj se Rusia e ka ditur se Beogradi zyrtar nuk e ka ndryshuar qëndrimin e vet lidhur me dhënien e statusit diplomatik për personelin e punësuar aty.
Kështu ka vlerësuar për gazetën “danas” Nenad Çanak, kryetar i Lidhjes së socialdemokratëve të Vojvodinës.
“Është e qartë se nuk është fjala për qendër humanitare, por për bazën spiunuese të Federatës Ruse të kamufluar. LSV që nga fillimi i punës të së ashtuquajturës Qendër humanitare ruso-serbe në Nish ka tërhequr vërejtjen për pasojat e dëmshme për sigurinë e Serbisë por edhe për gjithë rajonin. Ne kemi kërkuar që kjo qendër të mbyllet sepse Serbinë e vë para rreziqeve të shumta. Është mirë megjithatë që personeli i saj s’e ka marrë statusin diplomatik”, ka vlerësuar Çanak. “Federata e Rusisë nuk pushon së vepruari në Maqedoni, nuk pushon në Mal të Zi dhe është krejtësisht e qartë që nuk pushon as në Serbi. Moska vazhdon të bëjë presion në Serbinë e cila duhet ta ruajë pavarësinë nga ajo”, ka thënë ndër të tjera ai

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...