Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ndodhet për një vizitë jo zyrtare në Medvegjë, ku është pritur në mënyrën më të ngrohtë nga shqiptarët. Me të arritur aty Meta është pritur nga nënkryetarja e qytetit Leme Xhema dhe shumë qytetarë, njofton Klan Kosova.
Meta në Medvegjë do të qëndrojë edhe gjatë ditës së nesërme.
Dhjetëra qytetarë kanë dalë në rrugë dhe e kanë pritur Presidentin Meta.
Në pikën kufitare Muitvodë, Presidenti Meta u prit nga kryetari i trupit koordinuese për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën.
Presidenti u prit dhe nga Kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiç.
Duke folur aty Presidenti Meta u shpreh se ‘sot është një ditë shumë e bukur për mua. Kënaqësi që erdha në Medvegjë’.
Mësohet se ka një interesim të madh të mediave serbe për vizitën e Presidentit Meta në Medvegjë./rtvpresheva.com/


