Në seancën e sotme, Qeveria e Serbisë miratoi një vendim për ngrirjen e të gjitha stërvitjeve ushtarake dhe aktiviteteve me të gjithë partnerët
“Republika e Serbisë është nën presion të tmerrshëm dhe të pamerituar nga BE. Presione që nuk kanë kuptim dhe nuk janë të bazuara në vendimet dhe veprimet tona, apo edhe në realitet. Rezultati është histeria që përcakton vendimet politike dhe drejtimet e vendeve të mëdha të fuqishme”, tha Ministri i Mbrojtjes së Serbisë Aleksandar Vulin i cili më tutje shton:
“Na kërkohet të braktisim stërvitjet e planifikuara ushtarake me Bjellorusinë me koston e largimit nga e ardhmja jonë evropiane dhe me koston e një presioni edhe më të madh mbi politikën tonë dhe mbi njerëzit tanë në Kosovë.”
“Në periudhën e ardhshme, ne nuk do të marrim pjesë në asnjë stërvitje ose aktivitet ushtarak me NATO, CSTO, Rusinë, Shtetet e Bashkuara, Kinën, BE, Lindjen ose Perëndimin,” tha Ministri i Mbrojtjes Aleksandar Vulin.

