PVD: Deri në epilogun përfundimtar të Gjyqit, Rtv Presheva është medium publik

Date:

INFORMATË E KËSHILLIT PËR INFORMIM TË PARTISË PËR VEPRIM DEMOKRATIK

Pak pas aprovimit të Ligjit të ri për informim dhe plotësimeve të këtij ligji në vitin 2015 u paraqitën probleme të rënda, ekzistenciale për RTV Presheva.

Anulimi i kompetencave të mëparshme të pushteteve lokale për mediume publike në rradhë të parë e dëmtoi informimin në gjuhën e pakicave nacionale, e posaçërisht në gjuhën shqipe.

Në kushte kur mediumi qendror publik RTS nuk e ka asnjë minut informim në gjuhën shqipe, kur edhe Këshilli Nacional i Shqiptarëve gjer më tani nuk ka arritur të bëjë asgjë në këtë drejtim, me eliminimin e mediumeve lokale publike në formën më drastike është pamundësuar realizimi i interesit publik në informimin publik, përkatësisht në ruajtjen e kultivimit të identitetit kulturorë të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Në këtë situatë delikate, pas vendimit të Ministrisë që aksionet t’i takojnë vetëm një punëtori të RTV Presheva dhe regjistrimit të këtij institucioni informativ si ndërmarrje aksionare, në bazë të ankesës së punëtorëve të drejtuar Gjyqit administrativ, Agjensioni i regjistrave ekonomike (APR) me aktvendimin e 25.04.2016 e regjistroi përsëri RTV Preshevën si Ndërmarrje informative publike, dhe kjo gjendje do të vazhdoj gjer në vendimin definitiv të këtij Gjyqi.

Kur pas zgjedhjeve të vitit 2016 u krijua koalicioni qeverisës APN – PVD ndër problemet e para që e shkaktuan prishjen e këtij koalicioni ishte pikërisht statusi i RTV Preshevës. Qysh atëherë për përfaqësuesit e Partisë për Veprim Demokratik ishte i papranueshëm qëndrimi kategorik i Alternativës për Ndryshim për ndërprerjen e finansimit të këtij institucioni me rëndësi të posaçme për informim në gjuhën shqipe, për të cilën prej vitit 2001 janë investuar mjete të konsiderueshme të pushtetit lokal dhe të Trupit Koordinues.

Edhe përskaj acarimeve të shumta brenda koalicionit APN – PVD gjersa funksionoi, por edhe gjatë koalicionit të PVD – së me grupin e këshilltarëve të PDSH – së ishte arritur të sigurohet minimumi i finansimit të RTV Preshevës.

Mirëpo, prej shkarkimit të Kuvendit Komunal dhe imponimit të organit të dhunshëm e deri në këto momente TV Preshevës nuk i është ndarë asnjë dinarë dhe të gjitha mjetet e parapara për informim iu ndanë vetëm TV Aldit dhe në formë krejtësisht joligjore iu ndanë “presheva.com” – it mjete të konsiderueshme që u keqpërdorën për fushatën zgjedhore të APN – së.

Pikëtisht, i motivuar nga interesat e ngushta personale dhe grupore që në esencë janë antikombëtare, kryetari i imponuar i Preshevës në seancën e fundit të Kuvendit Komunal nuk tregoi as interesimin minimal për të siguruar diskutim serioz për zgjidhjen e statusit të RTV Presheva. Me qëllim të sabotimit dhe relativizimit të kësaj çështje me rëndësi të posaçme për Preshevën pa asnjë argument u kushtëzua zgjidhja e statusit të RTV Presheva me zgjidhjen e problemit të sigurimit të zyreve të partive politike, çështje kjo që nuk ka asnjë lidhje me çështjen e informimit.

Sigurisht që pushteti lokal i Preshevës duhet t’a zgjidhë definitivisht problemin e vjetër të sigurimit të zyreve për partitë politike në hapësirat e objektit të ish Lidhjes socialiste të komunës së Preshevës, që është uzurpuar nga ana e Partisë Socialiste Serbe. Mirëpo nuk ekziston asnjë arsye që ky problem t’a pengoj pushtetin lokal të Preshevës që t’i plotësoj obligimet ligjore për finansimin e RTV Preshevës, edhe atë fillimisht si ndërmarrje informative publike deri sa të aprovohet aktvendimi definitiv i Gjykatës administrative, e mandej pa asnjë diskriminim të mundësohet pjesëmarrja në prokurimet publike, duke i pasur parasysh kapacitetet teknike dhe kadrovike të këtij institucioni me rëndësi të posaçme të komunës së Preshevës.

Me gjithë diskutimet e konfrontuara në seancën e kaluar mbetet që Kuvendi i Preshevës konform me interesat e popullatës së kësaj komune të siguroj qasje serioze për një zgjidhje adekuate të statusit të RTV Presheva. Në këtë drejtim pritet që të reflektojnë pozitivisht edhe këshilltarët e LR PDSH – së, posaçërisht kur dihet se anëtari i kryesisë së saj ka qenjë një kohë të gjatë drejtor i këtij institucioni shumë të rëndësishëm.

Preshevë, 03.04.2018 Këshilli për Informim i
Partisë për Veprim Demokratik

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...