Rama: Serbia po dorëzohet përballë realitetit që Kosova është e pavarur

Date:

Kosova është e pavarur dhe Serbia po dorëzohet përballë një realiteti që nuk e ndryshon dot.

Kështu është shprehur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një interviste me “Klubin e Debatit Politik”.

Rama shtoi se kjo rrugë nuk është një rrugë dëshirash që iu duhen plotësuar të gjithëve, pro është një rrugë kompromisesh.

“E këto kompromise sado të dhimbshme të jenë për Kosovën janë çaj kamomili në raport me çfarë Serbia duhet të pranojë dhe, s’ka ku shkon pa e pranuar që Kosova është një realitet i pakthyeshëm dhe që Kosova, e njeh s’e njeh Serbia, ka të drejtën e vet të qëndrojë aty, me pëlqimin e Serbisë, edhe pse pa firmën e Serbisë”, tha ai kur u pyet nga analistët, Xhelal Neziri dhe Seladin Xhezairi.

Sa i takon asociacionit, kryeministri u shpreh se ka një rëndësi të veçantë për faktin se është maksimumi që Kosova mund të bëj në adresim të Serbisë.

Ai sjell në vëmendje edhe një fakt: që kush do e kishte menduar se kryeministri Albin Kurti do të ulej në tavolinë me presidentin e Serbisë.

“Askush! Ndoshta, përveç meje! Dhe, unë e kam menduar që kjo do të ndodhte”.

Dhe kjo për Ramën vjen pasi idetë ekstravagante me kthim kurrizi në një botë që është gjithnjë më shumë e lidhur në mes të Evropës dhe me aleatët dhe me partnerët nuk janë funksionale.

“Janë funksionale në opozitë, po nuk funksionojnë kurrë kur ti je duke qeverisur”.

E me këtë fjali ai ka arsyetuar edhe qëndrimin e Kurtit kur ishte në opozitë me kundërshtimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Është kalimi i dhimbshëm nga poezia e opozitës, tek proza e qeverisjes. Nuk është kalim i thjeshtë dhe sidomos kur poezia është shumë e zjarrtë, edhe kalimi është më i vështirë, por është diçka që iu ndodhë të gjithëve”.

Ai u pyet edhe nëse mendon se me këtë marrëveshje përfundimisht është varrosur plani për “korrigjimin e kufijve” apo për “bashkimin e Kosovës me Shqipërinë” dhe theksoi se nuk mendon asgjë.

“Unë nuk mendoj asgjë. Unë thjesht do isha shumë kurioz të shikoja çfarë do të ndodhë ditën kur Serbia do ta njohë Kosovën, siç e ka njohur Mali i Zi Kosovën, dhe do të ulen për të bërë demarkacionin”.

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...