Pas sulmit të sotëm verbal të kryetarit të Organit të përkohsh Shqiprim Arifi ndaj udhëheqësis së shkollës fillore “Ibrahim Kelmendi” ka reaguar Driton Sahiti, familjar i ngushtë i drejtoreshës Besa Sahiti njëherit punëtor shumëvjeçar në gjigandin medial të Shqipëris Top Channel.
Une jam Driton Sahiti qytetar i Preshevës. Jetoj aktualisht jashtë Preshevës.
Jam i indinjuar tmerrësisht shumë për sjelljen tuaj si Kryetar i Komunës, më saktësisht me rënien me dorë mbi tavoline, në një tavolinë me gra te cilat edhe sipas zakonit tonë te lashtë Kanuni, nëse keni dëgjuar ndonjëherë për të , shprehet se gratë nuk dhunohen nga burrat. Kjo sjellje është tërësisht e pafalshme dhe për “Kanunin” Europian nga ju pretendoni të vini.
Pamvarësisht lidhjes time familjare me personin ku ju keni krijuar incidentin jo burrëror ,une i zhveshur tërësisht nga ndikimet politike të Preshevës duhet të të them që duhesh të sillesh si Qytetar e jo si Cub , duhet të sillesh si Human e jo si Arrogant, duhet të sillesh si Gjerman dhe jo si Nazist por mbi të gjitha duhet të jesh shembulli i brezave dhe jo mallkimi i brezave që vijnë.
Kontributet janë numra, numra që lexohen, dhe të ftoj te shtosh numrat sidomos ata pozitiv dhe të ngrihesh në detyrën funksionale që ke si Kryeqytatar.
Edhe veteë Arian Agushi do ishte kunder sjelljes tuaj sepse këtë sjellje nuk do ta përkrahte as Xhemaledin dhe Ilmije Agushi intelektual dhe kontribues me shumë vlera të atij institucioni që ju keni dhunuar sot në mënyrën më vandale. Politikë nuk bëhet në institucione edukimi. Nuk kam votuar asnjëherë në vendin tim qëkur u burrerova por të premtoj qe nuk do lë gurë pa lëvizur politikisht dhe intelktualisht deri sa ti të marrësh ate që realisht të takon – PABURRERINE.
Tipa si ty duhet ta mësojne që Komuna është Manastir ku priftërinjtë shkojnë e vijnë dhe ju jeni një prift i komanduar dhe jo i zgjedhur dhe me pa dinjitet.
Shëndet dhe bëj ndonjë punë.
*Autori i tekstit: Driton Sahiti.

