Pas skandalit të pa parë deri më sot, ku Organi i përkohshëm i kryesuar nga Shqiprim Arifi mjetet e parapara për Rtv Preshevën ja ndau dy mediumeve private në vlerë prej afër 45.000 euro, ka reaguar ashpër edhe Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Ragmi Mustafa. Z.Mustafa këtë akt e quajti skandaloz pasi që kryetari i Organit të përkohshëm nuk financon institucionin ku është themelues kuvendi komunal por financon mediume dhe shoqata joqeveritare në emër të medias. Por ai i bëri thirrje të punësuarve që të qëndrojn edhe pak pasi që siç tha z.Mustafa “Alternativa për mashtrime” i ka ditët e numëruara dhe se me ndryshimin e pushtetit që do të ndodh shum shpejt do ti kompenzohet kjo padrejtësi Rtv Preshevës dhe do ti kthehet dinjiteti i merituar.
Edhe Naser Aziri kryetari i Unionit Demokratik Shqiptar dhe kryetari i Lëvizjes për Reforma në PDSH Sami Salihu deklaruan se kjo që ndodhi me mediumin e parë shqip është lëshim i madh i Organit të përkohshëm. Për më tepër shihni videon:
Reagojn ashpër Mustaf, Aziri dhe Salihu kundër padrejtësive që Organi përkohshëm i bënë Tv Preshevës (video)
Date:

