Reagon Këshilli Kombëtar Shqiptar pas alarmeve për bomba në shkollat e Luginës

Date:

Pas alarmeve të rrejshme për vendosjen e bombave në shumë shkolla të Luginës së Preshevës ka reaguar kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi

“Lajmi për kërcënimin e shkollave në Luginën e Preshevës për vendosjen e bombave është sa i shëmtuar po aq tmerrshëm.
I habitur kam komunikuar me shkollat në gjuhën shqipe dhe kam mësuar se përmes postës elektronike janë paralajmëruar se në hapsirat shkollor janë vendosur mjete eksplozivi.
Shkollat i janë nënshtruar protokollit të evakuimit të mësimnxënësve dhe personelit shkollor dhe janë njoftuar organet e rendit që po kryejnë verifikimin.
Aktet e tilla janë qyqare e të papranueshme jo vetëm që shkaktojnë pasiguri kolektive por pasojat janë të shumta ndaj nxënësve, shkollave dhe shoqërisë në përgjithësi.
Shpresoj se hetuesia të zbardh rastin sa më shpejtë që është e mundur për të mos pezulluar në plotni mbarëvajtjen e procesit edukativo-arsimor!
Këshilli Kombëtar Shqiptar është me shkollat dhe mbetet në dispozicion të të gjitha shkollave pa dallim!” ka shkruar z.Mustafi

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...