Vitin e kaluar pas një kohe shumë të gjatë qyteti i Preshevës filloi të furnizohej 24 orë në 7 ditë me ujë të pijshëm
Drejtori i atëhershëm i ndërmarrjes “Moravica”, Gazmend Aliu pas një angazhimi të madh dhe me përkrahjen nga pushteti i atëhershëm lokal kishte arritur ta stabilizon furnizimin me ujë të pijshëm qytetin e Preshevës.
Ditëve të fundit, fatkeqësisht ka rifilluar përsëri që në pjesën më të madhe të qytetit të shfaqet mungesa e ujit.
Lidhje me këtë problematikë ka reaguar këshilltari i kuvendit komunal nga radhët e PVD-së, Shpëtim Haliti i cili ishte këshilltari i vetëm nga radhët e opozitës i cili kishte votuar për zgjedhjen e drejtorit aktual të ndërmarrjes “Moravica:
Reagimi i plotë i këshilltarit Shpëtim Haliti
Pas shum viteve përdorim të hidroforit.
Para disa muajve (nentor – prill) e hoqa nga përdorimi Cisternën (depozitën) e Ujit bashk me Hiroforin sepse kisha furnizim me Ujë 24/7 nga ujësjellësi.
Por para pak ditëve mu desht ta aktivizoj prap për ti plotësuar nevojat Shtëpiake nga ujësjellësi i Qytetit. Kjo si rezultat i fillimit të avazit të vjetër me ndërprerjet e Ujit…
Ama SOT 21.06.2022, kishte aq pak Ujë sa as Cisternën nuk po arrin me e mbush! Gjë që nuk ka ndodh edhe vite më përpara… Dmth tani ka filluar një katastrofë e mungesës së Ujit ende pa ardhur i nxehti i madh e Sezoni veror kur harxhimi i Ujit do të jet edhe shum më i madh se kaq… Mjer ata Qytetar që furnizohen me Ujë vetëm nga Ujësjellësi sepse un e kam edhe Furnizim ndihmës Bunarin.
p/s: Jam i vetmi këshilltar i Opozitës që kam Votuar “për” Drejtorin e tanishëm, duke menduar se të paktën do ta mbaj Qytetin 24/7 me UJË pasi që ne si Pushtet e arritëm atë rezultat pas shum dekadash.. Nuk e mendova se Drejtori do binte në ndikim të Pushtetit Kriminal e të Kontrabanduar duke i fikur motorat e Ujit për ta kursyer Energjinë Elektrike…
– Edhe diçka, JAM PAGUES I RREGULLT I MORAVICËS. Pom detyroni MOS ME PAGU MO.
