Rinia e PDSH-së masovikisht radhitet me Sami Salihun

Date:

Pas disa takimeve me nëndegët e PDSH-së të organizuara nga ana e kryetarit të kësaj partie Ragmi Mustafa, takime këto shumë të zbehta për nga numri i pjesmarrësve e ku në disa nëndegë nuk u arrit as të mbahet tubim shkaku i mosinteresimit të anëtarsisë, sot kryetari i Grupit të PDSH-së Sami Salihu “i tregoi dhëmbët” dhe si duket i paraqiti faktet se kush në të vërtet ka pas vetes rininë dhe elektoratin e këti subjekti politik. Salla e Kuvendit të Komunës ishte përplot me të rinj të këti subjekti politik. Ata njëzëri u shprehën se do ndjekin rrugën e rinisë të cilën e përfaqëson Sami Salihu dhe se janë kundër politikës së vjetër dhe karrieriste të udhëhequr nga Ragmi Mustafa.

Kryetari Salihu, gjatë fjalimit të tij ka elaboruar zhvillimin e proceseve
politike brenda PDSH-së, duke filluar nga zgjedhjet lokale të vitit 2016 e deri më
sot. Sipas Salihut, pas koalicionit të ri në mes APN-së dhe PVD-së, ku PDSH edhe
pse kishte numrin më të madhë të këshilltarëve (14 këshilltarë), mbeti në opozitë,
ndërka mbrenda PDSH-së u krijua debat i brendshëm duke dëshmuar se kishte
ardhur koha për një reformim dhe ndryshim në subjektin më të madhë politikë në
Preshevë. Kryetari Salihu, para të rinjëve ka thënë se ai ishte njëri nga kandidatët
për kryetar të PDSH-së pas deklarimit të Ragmi Mustafës se ai më nuk do të jetë
kandidatë i ardhshëm për kryetar partie. Kryetari Sami Salihu, para të rinjëve të PDSH-së ka folur edhe përqeverisjen e PDSH-së me pushtetin lokal të Preshevës, duke potencuar se ai bashkë
më 9 këshilltarët e tjerë kishin kërkuar unifikimin e partisë edhe pse 4 këshilltarët
kishin vendosur bojkotimin e kuvendit komunal .Megjithatë sipas tij kjo tentativë e
unifikimit nuk u përfillë, duke vazhduar me diferencimin e këshilltarëve të
kuvendit komunal nga radhët e PDSH-ës./rtvpreshva.com/

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...