Banorët e lagjes së qendrës së qytetit por edhe kalimtarët e shumtë të rrugës Sava Kovaçeviç, te Posta e qytetit, tash e 11 vite janë përballur me probleme të jashtëzakonshme me kanalizimin fekal dhe ate atmosferik. Në fakt, pas çdo reshjeve të shiut nga shaktat e kanalizimit ka pasur kthim mbrapa me ç’rast mbetjet fekale janë derdhur mu në mes të rrugës kryesore të qytetit. Krejt kjo ka ndodhur shkaku se gypat e kanalizimit nuk kanë qenë të vendosur si duhet dhe nuk kanë pasur ramje të nevojshme dhe kanalizimi nuk ka mundur të shkojë tutje. Banorët e lagjes na thanë se me dhjetra herë kanë kërkuar nga organet komunale të zgjidhet ky problem pasi që pas çdo shiu aty ka kundërmuar erë kanalizimi dhe banorët por edhe kalimtarët kanë qenë të rrezikuar nga ndonjë epidemi, por për fatë të keq nuk është ndërmarrë asgjë në sanimin e këti problemi. Pas shirave të dy ditëve të kaluara përsëri u shkaktua situat e padurueshme por ky problem më në fund është zgjidhur. Për sanimin e problemit u angazhua makineria e Kompanis “Limani Com” nga Rainca dhe pas punës disa orëshe problemi u zgjidh dhe tani më ky defekt i takon të kaluarës./rtvpresheva.com/

Rregullohet kanalizimi në qendër të Preshevës, ishte problem i kahëmotshëm
Date:

