Rritet interesimi për punimin e tokës nga bujqit në Preshevë

Date:

Këtë vit në arat e shumta në komunën e Preshevës vërehet një rritje e dukshme e interesimit për mbjelljen e tyre, raporton rtvpresheva.com

Dikur Presheva me rrethinë njihej për kultivimin e produkteve bujqësore. Fshatrat Rahovicë, Zhunicë por edhe Miratoca dalloheshin në sferën e bujqësisë dhe produktet e tyre depërtonin edhe në tregjet jashta komunës sonë.

Por viteve të fundit vërehej stagnim i dukshëm në mbjelljen dhe punimin e tokave bujqësore, kurse arsyet janë të shumta.

Ndërsa këtë pranverë vërehet një rritje e interesimit për bujqësi. Ndikimi i luftës në Ukrainë që po rezulton me mungesë të produkteve ushqimore dhe ngritja e dukshme e çmimeve si duket ka ndikuar në vetëdijsimin e bujqëve tanë edhe pse sipërfaqet e mbjellura aktualisht janë largë asaj që mbillej dikur.

Ndërsa brenga më e madhe e bujqëve paraqitet çmimet e larta të derivateve dhe e plehrave artificiale si dhe mungesa e subvencioneve nga ana e institucioneve. Sidoqoftë, shpresojmë që viteve të ardhshme toka të punohet edhe më shumë dhe Preshevës ti kthehet nami i dikurshëm si rajoni i njohur bujqësor.

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...