Në emisionin e sontëm “Debat+” në Tv Dukagjini përveç analistëve mori pjesë edhe deputei Haki Abazi si dhe kryetari i kuvendit të Preshevës, Sami Salihu
Tema e eminionit ishte për masat e fundit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë për targat dhe letërnjoftimet.
Kryetari i Kuvendit Sami Salihu në diskutimet e tij i kritikoi masat e Qeverisë së Kosovës pasi që ato dëmtojnë qytetarët e Luginës së Preshevës.
Vëmendjen më të madhe në diskutimin e tij Sami Salihu e pati në 2 milion euro që Qeveria e Kosovës i ka ndarë për Luginën e Preshevës, ndërsa kritikën kryesore Sami Salihu kishte ndaj Qeverisë Kurti për 50 mijë euro të ndara nga ana e Qeverisë për delegacionin e liderëve nga Lugina e Preshevës që ishin të ftuar për vizitë lobuese nga Senati dhe Kongresi amerikan.
“Nga 2 milion euro deri tani i keni ndarë vetëm 50 mijë euro edhe ate për opozitën në Preshevëpër ekskursionin në Amerikë” ju drejtua Sami Salihu zotit Haki Abazi.
Ndërsa z.Abazi ju përgjigj Salihut se “vizita e delegacionit nga Lugina në Amerikë është e domosdoshme sepse është shumë më mirë kur zëri i udhëheqësve politik të Luginës ndëgjohet në Uashington e Bruksel”
Kujtojmë se Kryetari i PVD-së Shaip Kamberi, nënkryetarja e PVD-së Ardita Sinani, Kryetari i Bujanocit Nagip Arifi dhe Kryetari i PDSH-së Ragmi Mustafa me ftesë të Senatit dhe Kongresit amerikan dhe Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane ishin të ftuar për vizitë në SHBA.

