Në vlugun e diskutimeve për marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë ku janë shpeshtuar zërat për ndarjen e Kosovës por edhe shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, në lidhje me këtë temë është deklaruar edhe Kryetari i Kuvendit Komunal në Preshevë, Sami Salihu.
“Nuk jepet Veriu, as për liberalizim e as për ulëse në OKB. Shkëmbimi me Luginën është i pamundur se Serbia nuk heq dorë nga korridori i 10”, ka shkriuar Salihu.
Salihu më herët ka thënë se është optimist në zhvillimin ekonomik dhe rritjen e investimeve në komunën e Preshevës.
Sami Salihu, udhëheqës i Lëvizjes për Reforma PDSH është pjesë e koalicionit qeverisës në komunën e Preshevës së bashku më Alternativën për Ndryshim dhe listën serbe./www.rtvpresheva.com/

