“Serbia të njohë Kosovën”, dy kongresistet i shkruajnë Trump: Ndërmjetëso marrëveshjen

Date:

Dy kongresiste amerikane, Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan u kanë dërguar një letër presidentit amerikan, ku propozojnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

Siç bënte ditur vetë kongresistja republikane Tenney, e cila ka publikuar letrën në rrjetet sociale, ato i bëjnë thirrje Donald Trumpit të ndërmjetësojë një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve, që do të përfshinte paqe afatgjatë dhe njohje reciproke.

“Pasi u takuam me zyrtarë kyçë të qeverisë si në Serbi ashtu edhe në Kosovë, besojmë se ju dhe administrata juaj keni një moment unik në histori për të mundësuar një paqe të qëndrueshme dhe afatgjatë mes këtyre dy shteteve kyçe në Ballkan. Prandaj ju inkurajojmë të shfrytëzoni influencën tuaj për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshje normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë, ndoshta duke i vizituar të dyja ato. Mendojmë se një ujdi e mundshme paqeje dhe njohje reciproke do të krijojë kushtet për një Ballkan më të qëndrueshëm dhe paqësor”, transmeton A2 CNN.

Dy kongresistet theksojnë se tensionet mes dy vendeve kanë sjellë efekte zinxhir në rajonin e brishtë teksa paralajmërojnë se destabiliteti në Ballkan është pararendës i konflikteve globale. Lëvizja serbe “Ne jemi fuqia e popullit”, teksa njofton lajmin, kujton se kongresistja që ka shkruar letrën është vlerësuar gjatë vizitës në Beograd me urdhrin e flamurit serb, prandaj iniciativa përnjohje reciproke mund të përkthehet si diçka që ka bekimin e Beogradit zyrtar

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...