Shaip Kamberi: Në Sarajevë promovohet ideologjia çetnike, në Preshevë cenzurohet tregimi poopullor

Date:

Shkruan Shaip Kamberi

Në kuadër të Festivalit të Filmit në Sarajevë qenka shfaqur filmi “Heronjtë e Halijardit”, i autorit serb Radosh Bajiq, një film që glorifikon çetnikët dhe ideologjinë e tyre vrastare.
Një film i këtillë jepet në Sarajevë, qytetin hero, në të cilin gjatë luftës në Bosnje, nga forcat serbe, në emër të ideologjisë çetnike, janë vrarë 1601 fëmijë.
“Paramendone situatën sikur në Aushvicin e sotëm të shfaqet një film i regjisores së Hitlerit, Leni Rifenshtal”, në një tekst autorial, thotë gazetari serb Dragan Bursaq.
E tash. Në Sarajevë, e cila nën rrethimin e forcave serbe ka qenë prej 4 prillit 1992 e deri më 29 shkurt 1996, rrethim që ka zgjatur plot 1425 ditë, janë shkatërruar 35 mijë ndërtesa (objekte më rëndësi kulturore e historike), janë vrarë 11.541 njerëz, shfaqet filmi që glorifikon çetnikët.
Mu në Sarajevën e kaq viktimave të ideologjisë çetnike shfaqet një film që glorifikon çetnikët dhe ideologjinë e tyre vrastare, film i autorit, Radosh Bajiq, i cili, siç thotë gazetari Dragan Bursaq, në “nomenklaturën politike të Vuçiqit” ka detyrë të “normalizojë perceptimin për çetnikët”. Që do të thotë tentativë për revidim të historisë.
Dhe shih, ky promovim i ideologjisë çetnike në Sarajevë nuk qenka nxitje e urrejtjes.
Ndërkohë, një gjykatë në Vranjë, duke vepruar në cilësinë e cenzorit, ndalon filmin e autorit preshevar Gani Veseli.
Një ngjarje e ekranizuar e keqtrajtimit të një shqiptari nga autoritetet shtetërore në kërkim të armëve. Një film në të cilin nuk përmenden as serbët as pushteti serb, u cilësua së “fton në urrejtje ndaj tjerëve” siç ka konstatuar gjykata serbe në rolin e cenzorit.
Kjo është demokracia që po na servohet nga një shtet kandidat për në Bashkimin Evropian.
Këto janë standardet e dyfishta që po mundohet të instalojë në Ballkanin perëndimorë establishmenti serb.
Por, të jemi korrekt. Filmin “I pabesi”, para se ta cenzurojë gjykata në Vranjë, fillimisht u ndalua prej autoriteteve lokale në Preshevë, që ishte argumenti kryesor i policisë.
Ka pasuar një letër “anonime” në drejtim të policisë ku institucioneve shtetërore ua tërheq vërejtjen për “potencialin urrejtës të të pabesit”.
Së paku kjo letër nuk besoj që ka ardhur nga Kraleva apo Ravna Gora.

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...