Shaip Kamberi rikthen investimet e TIKA-së në Bujanoc

Date:

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, realizoi sot një takim pune me Koordinatorin e Agjencionit turk për zhvillim (TIKA), Mehmet Bayrak.
Përfaqësuesit të TIKA-së me këtë rast iu dorëzuan disa projekte konkrete në sferën e bujqësisë dhe infrastrukturës.
Takimi i sotëm është vazhdimësi e përpjekjeve që po bënë Komuna e Bujanocit për të rikthyer investimet e TIKA-së në Bujanoc.
Organizata Turke “TIKA” ishte njëri ndër donatorët më të fuqishëm për komunën e Bujanocit deri në vitin 2015.
TIKA Turke vetëm për shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnovc kishte investuar mbi 1 miljon €uro.
TIKA Turke demonstrativisht u largua nga Bujanoci gjatë vitit 2015, pas realizimit të projektit kur i dhuroi falas 36 Sera për bujqit e komunës së Bujanocit me çrast pushteti i atëhershëm i udhëhequr nga PD-ja e Nagip Arifit në mënyrë flagrante i shkeli procedurat ligjore dhe transparencës në fazën e përzgjedhjes të përfituesve për 36 Serat të dedikuara bujqve lokal (Televizioni SPEKTRI për këtë rast në atë kohë pati zhvilluar gazetari hulumtuese dhe gjitha informacionet dhe parregullësit e siguruara nga tereni i kishte dorëzuar në Ambasadën turke në Beograd).
Pushteti aktual i Bujanocit i udhëhequr nga kryetari Shaip Kamberi po e bënë të pamundërën që Organizatën TIKA ta riktheje në Bujanoc për të vazhduar me realizimin e projekteve infrastrukturore me rëndësi për komunitetin vendorë./rtvpresheva.com/

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...