Shaip Kamberi: Serbia nga sot merr epitetin e shtetit sponzor i terro-rizmit

Date:

Pas lirimit të Millan Radoicicit nga paraburgimi nga drejtësia serbe, ka reaguar deputeti Shaip Kamberi duke e quajtur Serbinë shtet sponsor i terrorizmit, raporton rtvpresheva.com

Kamberi ka thënë se “edhe lirimi i sotëm ashtu si arrestimi i djeshëm ishte vetëm një manovër e autokratit Vuçiq për të blerë kohë dhe ndaluar presionet retorike të Perëndimit. Lirimi i Radoiçiqit, sikurse dhe vepra për të cilën ai ngarkohet (krijimi i rrezikut të përgjithshëm për jetët e njerëzve dhe armëmbajtje pa leje) është farsë e pushtetit serb dhe dëshmi evidente për implikimin e tij në organizimin dhe kryerjen e aktit terrorist”

Deputeti Kamberi ka shtuar se ndikimi i politikës në drejtësi në Serbi është fatale

“Serbia e Vuçiqit, që moti është shndrruar në “deep state”, vend ku strukturat e padukshme kriminale janë mbi institucionet, ku ndikimi i politikës në drejtësi është fatal, por, me aktin e sotëm, ajo po merr edhe epitetin e shtetit “sponsor të terrorizmit””

Sipas Shaip Kamberit në Serbi dënohesh nëse gjuan me vezë muralet e kriminelëve të luftës por je hero nëse organizon grupe terroriste për të sulmuar shtetet fqinje

“Paradoksi i drejtësisë serbe më së miri shihet në dy ditët e fundit: Po e gjuajte me vezë muralin e kriminelit të dënuar për krime lufte dhe gjenocidin në Srebrenicë-je kriminel, ndërsa, po organizove grupe terroriste për të sulmuar shtetet fqinjë me qëllim të destabilizimit dhe rrezikimit të luftës rajonale, je hero kombëtar”

“Retorika që po e ndjek brenda në Serbi, edhe pse të gjitha faktet që po prezentohen nga autoritetet në Kosovë flasin për implikimin e thellë të Serbisë në aktin terrorist në Banjskë, flet për një Vuçiq që nuk e ka plan me ndryshu qasjen ndaj Kosovës dhe fqinjve në Ballkan” ka vazhduar Kamberi

“Çfarë duhet të ndodhë që Perëndimi seriozisht të merret me autokratin dhe putinofilin serb? Mos ndoshta duhet të përsëritet Raçaku apo Srebrenica?” ka pyetur depueti Kamberi
Mos ndoshta akoma stabilokracia është më e rëndësishme se demokracia?

“Një qengj në CNN dhe një ujk te Mariqi në Qirilicë, Vuçiq po kalon çdo kufi të tolerancës, sepse edhe toleranca dhe flirtimi me te duhet të ketë kufijt që nuk duhet lejuar të tejkalohen.
Është koha e fundit që ndaj tij të ndërmerren masat serioze, sepse autokrati serb njeh vetëm atë gjuhë.” ka përfunduar Shaip Kamberi

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...