Shqata Humanitare nga Zvicra shpërndan dhurata për nxënësit në Tupallë

Date:

Sot ne shkollën fillore “Zenel Hajdini” në Tupallë të Medvegjës qëndroi për vizitë kryetari i Shoqatës Humanitare nga Zvicra z. Agim Sadiku i cili u prit nga drejtoresha e kësaj shkolle znj.Arlinda Kadriu, stafi i mësimdhënësve si dhe nxënësit. Para të pranishmëve z.Agim Sadiku mbajti një fjalim rasti ku potencoi se është mjaft i lumtur dhe i emocionuar që ndodhet në shkollën në të cilën edhe vet ishte nxënës dikur. Gjithashtu falënderoi të pranishmit e sidomos drejtoreshën Kadriu për pritjen e ngrohtë vllazërore dhe më pas bëri shpërndarjen e dhuratave për të gjith nxënësit e kësaj shkolle. Ai mbeti i kënaqur me ndryshimet pozitive që kanë ndodh në këtë shkollë kohëve të fundit dhe për këtë drejtoreshës ju falenderua për përkushtimin maksimal që ka ndaj mbarvajtjes së procesit mësimor dhe krijimin e kushteve sa më të mira për nxënësit.
Ndërsa drejtoresha Kadriu në fjalimin e saj ju falenderua Shoqates Humanitare për kujdesin e veçantë ndaj shkollës dhe shprehu mirënjohje për z.Sadiku si dhe z.Fadil Selmani që me dhuratat që i dedikuan nxënësve i bënë të ndjehen të lumtur. Ajo potencoi se është përkushtuar maksimalisht për të mirën e shkollës dhe premtoi se vitin e ardhshëm këtë shkollë do ta gjeni edhe më mirë pasi që janë siguruar investime të konsiderueshme. Githashtu edhe drejtoresha Kadriu bëri shpërndarjen e dhuratave tjera të dërguara nga bashkëatdhetari Fadil Selmani i cili në pamundësi që të jetë i pranishëm fizikisht në vendlindje autorizoi drejtoreshën Arlinda Kadriu që të bëjë shpërndarjen e dhuratave për nxënësit.
Krejt në fund nxënësit u paraqitën me një program artistik dedikuar enkas mysafirëve nga Zvicra./www.rtvpresheva.com/

1 Kommentar

  1. E paska be namim i paskan nda disa dhurata dhe reklamohen ne portale kurse pse nxensat tere diten ne shkolla buk skan me ngren ajo apsak si bezdis por shtuhen dy shoqata te injorantave prej Zvicre me mund syt ja nxjerrin njeri shoqit kurse kur vine ne Medvegje turisticka agencija Medvedja ja u paguen koncertat “ditet e diaspores” asnje prej ketyre te shoqateve nuk jan banor te Medvegjes te gjithe jan banor te Kosoves dhe asnje kurr nuk shkon te pakten deren e shtepis ta hap se smund te hyj se jan mbush therra sidomos ky Fadil Selmani hahahahahaha reklaohet ne fb se ka ndertu shtepi ne France kurse shtepia e tij ne Tuaplle as temeli si dihet edhe kur te ndihmoj dora e djadhte ska nevoj ta din e majta !!!!! por ky eshte humanizmi i injorantave !!!!!

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...