Kryetari i organit të përkohshëm të komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka mbajtur një konferencë për gazetarë dhe ka vlerësuar se komunën e Preshevës e ka gjetur në një situatë kaotike në marrjen e detyrës.
“Proceset të cilët ka filluar në fillim të këtij viti janë stagnuar dhe se nuk ka pasur kontinuitet e që neve na është dashur të marrim hapa të shpejt lidhur me kërkesat e qytetarëve”, u shpreh mes tjerash Arifi.
Ai foli për vendimet të cilat kanë marrë koalicioni që qeverisi me Preshevën nga marsi i këtij viti dhe sipas tij kanë dështuar në proceset e rëndësishme për qytetarët.
Arifi tha se në komisionin për subvencione në bujqësi, blegëtori dhe bletari ka pasur parregullësi nga 303 aplikues kanë përfituar 150 pjesëmarrës.
“ Përfituan 150 aplikues, 119 janë me dosje të kompletuar, 25 me mungesë dokumentacioni dhe 6 pa asnjë dokument – dosje përkatesisht kërkesë për aplikim”, theksoi Shqiprim Arifi.
Sipas tij ish kryetarj e komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka anashkaluar komptencat e komisionit dhe ka sjellë vendimet vet. Gjithashtu z.Arifi adresoi kritika të forta ndaj ish drejtorit të N.P “Moravica” Gazmend Aliu të cilin e akuzoi se ka krijuar borxhe të mëdha në këtë ndërmarrje dhe ka keqpërdorur financat duke e shperblyer veten me mëditje.
Në konferencën për gazetarë Arifi foli edhe për subevencionet për ndërmarrjet e vogla, asfalitimin e disa rrugëve dhe aktivitet tjera që e kanë përcjellë përgjatë kësaj kohe./rtvpresheva.com/


o ti kastravec mos ha mut shum per atditen se ti je ni majmun pa shkoll