Shqiprim Arifi nuk është shkarkuar nga askush, ai humbi shumicën në kuvend

Date:

Shqiprim Arifi, në studio televizive po pretendon se Vuçiqi e ka shkarkuar nga posti I kryetarit të komunës së Preshevës

Ai po e ndërlidh “shkarkimin” me gjobën që e mori për vendosjen e flamurit kombëtar në godinën e komunës me 28 nëntor.
Kujtojmë se për vendosjen e flamurit janë gjobitur të gjith liderët e Luginës së Preshevës varësisht cili ishte në pushtet.

Por, cila është e vërteta e “shkarkimit” të Shqiprim Arifit?

Ligji për vetëqeverisje lokale në Serbi thot qartë se “nëse kuvendi komunal nuk mbanë seancë më tepër se tre muaj dhe nuk e voton buxhetin deri në fund të vitit ai shpërbëhet”.

Kuvendi I Preshevës seancën e fundit e kishte mbajtur me 23.07.2023, pra para nëntë muajve. Pas kësaj séance, koalicionit qeverisës I përbërë nga APN e Shqiprim Arifit, LR e Sami Salihut dhe SNS I Aleksandar Vuçiqit ju largua këshilltari I APN-së Argjend Sherifi si dhe këshilltari Naser Aziri me çka pushteti APN-LR-SNS humbi shumicën për të qeverisur. Kjo shumicë nuk arriti as ta miratojë buxhetin për vitin 2024.

Sipas ligjit mbi vetëqeverisjen lokale, Qeveria e Serbisë do duhej që ta shpërbënte kuvendin e Preshevës me datë 23.10.2023 kur I kishte mbushur tre muaj pa u mbledhur, por ata heshtën duke I mundësuar edhe për 6 muaj jashtëligjshëm të qëndrojë në pushtet Shqiprim Arifi dhe koalicioni I tij.

Deri te shpërbërja e kuvendit erdhi vetëm atëher kur pushteti I Vuçiqit arriti marrëveshje me opozitën serbe për shpalljen e zgjedhjeve lokale në të gjitha komunat në Serbi, pra edhe në Preshevë.

Vlenë të theksohet se në vitin 2017 pushteti I atëhershëm I Ardita Sinanit humbi shumicën dhe Qeveria e Serbisë fiks pas tre muajve mosmbajtje të seancës e shpartalloi kuvendin komunal dhe e emëroi Shqiprim Arifin kryetar të organit të përkohshëm. Gjithashtu edhe në vitin 2020, pushteti I atëhershëm kishte humbur shumicën dhe përsëri Qeveria e Serbisë e kishte emëruar Arifin kryetar të organit të përkohshëm.

Andaj, Shqiprim Arifi nuk është shkarkuar nga askush, ai ka humbur shumicën për të qeverisur me Preshevën.

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Rrëzohet një avion luftarak MiG-29 i ushtrisë serbe, raportohet për pilot të vdekur

Rrëzohet një avion luftarak MiG-29 i ushtrisë serbe, raportohet...

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...