Shqiprim Arifi: Tani kemi dy blloqe, në njërën anë Apn e në anën tjetër Pdsh dhe Pvd

Date:

Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi sot mbajti konferenc për shtyp në lidhje me ngjarjet e fundit në Kuvendin komunal të Preshevës. Ai u shpreh i kënaqur që si duket Presheva po shkon drejt zgjedhjeve të parakohëshme dhe deklaroi se Apn pret që në këto zgjedhje të fitoj mbi 50% të votave të qytetarëve ashtu siç fitoi Edi Rama në Shqipëri pasi që qytetarët nuk do të votojn më për partit e vjetra Pdsh dhe Pvd, deklaroi Arifi.
Shqiprim Arifi më tutje kritikoi pushtetin aktual të PVD-së dhe partnerëve të saj dhe e quajti pushtet të pa aftë, ndërsa pushtetin dymbdhjet vjeçar të PDSH-së dhe të Ragmi Mustafës e quajti pushteti famëkeq.
Ai pret që Qeveria serbe ta emëroj ate si Kryetar të organit të përkohshëm shkaku se Apn është grupi më i madh në Kuvendin komunal dhe tha se PDSH është parti e ndarë në dy pjesë. Sa i përket ngjarjeve të fundit me mungesën e kuorumit nga shumica qeverisëse Arifi potencoi se qysh në fillim e kemi ditur që koalicioni në fjalë nuk do të jetë afatgjat dhe me gjith kërkesën e kryetarit të PDSH-së për ta shkarkuar Kryetaren e komunës Ardita Sinanin, ishte APN që refuzoi këtë kërkes të Ragmi Mustafës.
Krejt në fund Shqiprim Arifi deklaroi se qytetarët kësaj radhe do të zgjedhin mes dy blloqeve të krijuara, në njërën anë partit e vjetra siç i quajti PDSH-në dhe PVD-në dhe për të cilat tha se qysh tani janë në bashkpunim në mes vete, e në anën tjetër APN-në si e vetme.

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...