Pas zgjedhjeve të sotme në fshatin Tërnoc ku Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës përsëri fitoi bindshëm dhe definitivisht Shaip Kamberi do ti përfaqëson shqiptarët e Luginës në parlamentin e Serbisë
Me këtë rast, Ardita Sinani, kryetare e Degës së PVD-së në Preshevë përmes një komunikate ka uruar zotin Kamberi dhe gjith shqiptarët për këtë sukses
Komunikata e Ardita Sinanit:
Shaip Kamberi është përfundimisht zëri i shqiptarëve në parlamentin e ri.
Nuk kaloi Daçiqi.
Shaip Kamberi e mundte dje në parlament. E mundi sot në kutitë e votimit.
Me votuesit e Tërnocit. Me vullnetin e shqiptarëve.
Kjo fitore është e të gjithëve. E atyre që e mbështetën kudo në shqiptari.
Është fitore e politikës së mosnënshtrimit. Është fitore e politikës cilësore.
Është disfatë e atyre që bën çmos për ta penguar zërin e Shaip Kamberit.
Është disfatë e politikës së shtypjes. Është disfatë e politikës së keqe.
Dje dhe sot, Lugina ka deputetin e duhur.
Me institucione të mirëpërfaqësuara dhe politika të drejta e të duhura, mund ta parandalojmë degradimin e organizimit politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Bashkë ia dalim. Me Shaipin.
Urime ❤
