Siç ju informoi ditën e djeshme portali informativ rtvpresheva.com se në Maqedoni pritet të eskaloj situata dhe i bëmë apel qytetarëve që mos të udhëtojn pa nevoj për në Shkup, për fat të keq ky paralajmërim doli të ishte i saktë. Pas votimit të Talat Xhaferit për Kryetar të Kuvendit të Maqedonis ekstremist maqedonas hynë në Kuvend dhe në këto momente egërsirat maqedonase po dhunojnë gazetarët e shumtë dhe deputetët e opozitës. Turmës dhunuese ju kanë bashkangjitur edhe deputetët e VMRO-së të cilët po shfyejn urrejtjen e tyre ndaj deputetëve të LSDM-së dhe atyre shqiptar. Në pamjet e mediave të Maqedonisë shihet i përgjakur lideri i LSDM-së Zoran Zaev dhe ai i LRPDSH-së Zijadin Sela. Situata raportohet tepër alarmante dhe askush nuk mund të parasheh se si do të jetë epilogu i kësaj situate dhe a do të zgjerohet dhuna edhe në viset tjera të Maqedonisë. Eshtë e çuditshme se edhe pse kjo situatë po vazhdon tani më më shumë se një orë, forcat speciale të policisë ende nuk paraqiten në mbrojtje të deputetëve dhe gazetarëve në Kuvend! Në foto mund të shihni Zoran Zaevin e përgjakur/rtvpresheva.com.

