Sot nga ora 11:00-12:00 Protesta e opozitës …Rrugët do bllokohen për 60 minuta në të gjithë Shqipërinë!

Date:

Opozita do të zhvillojë sot në orën 11:00 një protestë njëorëshe duke bllokuar trafikun në disa pika kyçe në të gjithë vendin.
Dje Basha paralajmëroi qytetarët që sot të bllokojnë trafikun kombëtar me 1 orë nga ora 11:00 deri në 12:00.
“1 orë bllokim i trafikut kombëtar është sakrificë e vogël, nesër 1 orë të gjithë bashkë të vendosur dhe tërësisht të bashkuar, bllokojmë të keqen për t’i hapur rrugën të mirës. Mes orës 11-12, për të thënë ndal krimit, ndal drogës”, u shpreh Basha dje nga çadra.
Pas thirrjeve të Bashës, ka reaguar Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë në Policinë e Shqipërisë, i cili u bëri thirrje qytetarëve të mos bien pre e thirrjeve politike. Manifestimi është i paligjshëm kështu që duhet ta shmangni atë. Është e palejuar dhe policia do të marra masat përkatëse. Do filmohen personat që do të marrin pjesë në të. Do të ketë dëme deri në burgim për shtetasit që prishin rendin”, tha Qato./rtvpresheva.com/

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...