Komuna e Preshevës njihet si një ndër komunat më të pazhvilluara në vend. Megjithëse mungojnë statistika të sakta rreth numrit të të pa punëve, sypozohet se papunësia shkonë në nivelin mbi 70%, shifër kjo dëshpëruese. Por, kohëve të fundit vërehet qartë se biznese të caktuara që veprimtarin e tyre afariste e zhvillojnë në komunën e Preshevës avancojnë dukshëm si në zhvillimin e hovshëm ashtu edhe në aspektin inovativ.
Shembull tipik i konstatimit tonë është kompania preshevare “VM Center” e cila me sukseset e saja ka bërë të ndihen krenar jo vetëm pronarët e saj por edhe çdo preshevar. Kjo kompani me ofertat e veta dhe asortiman të gjërë të prodhimeve dhe shërbimeve ka bërë që konsumatori i komunës sonë ti plotësoj nevojat e veta të konsumit në qytetin e vet, pa pasur nevojë të endet në qytetet e rajonit. 
Ata që ditëve të fundit kanë qarkulluar rrugës kryesore përskaj vendëndodhjes së kompanis VM Center kanë verejtur turma të mëdha të njerëzve që frekuentojn këtë qendër, e arsyeja e këti masoviteti konsumatorësh që i drejtohen VM-së është kualiteti i prodhimeve që ofrohen, komoditeti dhe cilësia në sektorin e gastronomisë, si dhe aksionet e përditëshme ku mallrat ushqimore por edhe ato të tekstilit, me gjith se janë të brendeve të njohura, çmimet ulen në nivelin deri në 80%, andaj konsumatorit të komunës së Preshevës por edhe të komunave Bujanoc, Vranjë, Leskovc, Kumanovë,etj i mundësohet që me çmime të arsyeshme të plotësojn nevojat dhe dëshirat e tyre në shoping. 
Konsumatorët e shumtë që këto ditë vizituan VM Center me siguri se kanë vërejtur zgjerimin e mëtutjeshëm të hapisirave të sektorit të marketit. Duke ditur se hapsirat e kësaj qendre janë me sipërfaqe gjigande, ekipi i portalit rtvpresheva.com vizitoi VM-në për të kuptuar se cila është arsyeja e rritjes së sipërfaqes dhe nga pronari i kompanisë, z.Faton Sylejmani kuptuam se ky zgjerim bëhet shkaku i sjelljes në VM Center edhe të 6000 artikujve të ri të cilët i kanë munguar tregut preshevarë dhe që deri tani kanë mundur të gjenden vetëm në qytetet e mëdha të rajonit. Më tutje zotëri Sylejmani për rtvpresheva.com deklaroi se: “Kemi bërë shtimin e hapsirave sepse kemi sjellur mijëra artikuj të ri, andaj kemi shtuar kapacitetin edhe me 800 m/2. Tani në VM Center pëveç që çmimet janë më të lira se kudo tjetër, asortimani i artikujve çdo ditë shtohet dhe për momentin në kompanin tonë për konsumatorët ofrohen me dhjetëra mijëra artikuj”
Në pyetjen tonë se a do të ndikojë kjo rritje edhe në shtimin e punëtorve Faton Sylejmani deklaroi: “Po, patjetër. Vm Center aktualisht ka të punësuar mbi 90 punëtor, por këtë javë kemi shpallur konkursin edhe për 12 punëtor të ri. Prioritet i yni është të ofrojmë shërbime sa më cilësore për klientelën tonë, por edhe të krijojmë sa më shumë vende të punës për qytetarët e komunës tonë. Qyetetarët na nderojn neve duke u furnizuar tek ne, e ne i revanshohemi duke punsuar numër të madh të të rinjëve”.
Krejt në fundë, ekipi i portalit rtvpresheva.com pasi u relaksua në komoditetin e njërin nga tre restorantet luksoze të VM Center u kthye mbrapsht i ngazëlluar nga sukseset e kësaj kompanie preshevare, kurse mbrenda lokaliteteve të VM-së mbetën numër i madhë i vizitorëve që ju kishin drejtuar rafteve të shitjes./rtvpresheva.com/
Date:

