Aleanca më e madhe ushtarake dhe politike në botë, NATO,ka njoftuar se për qëllime të mbrojtjes së anëtarëve të kësaj aleance, sistemin e avancuar anti-ajror, Patriot, do të vendoset në Sllovaki, transmeton Gazeta Metro.
Sistemi i mbrojtjes së avansuar raketore Patriot do të vendoset në Sllovaki, ndërsa sistemet më të vjetra të mbrojtjes ajrore që kishte ky shtet do të i dhurohen Ukrainës.
“Aleatët e NATO-së po bashkojnë ekspertizën dhe aftësitë e tyre për të përforcuar mbrojtjen dhe parandalimin e Aleancës. Shikoni për të mësuar më shumë rreth vendosjes së sistemeve të mbrojtjes raketore Patriot në Sllovaki”, thuhet në njoftimin e kësaj aleance.
Javën e kaluar presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi pakon 40 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën dhe komandën e NATO’së në Europën Qendrore.

