Një tërmet është regjistruar sot në mëngjes në kufirin mes Serbisë dhe Maqedonisë. Për fat të mirë, tërmeti ka qenë i dobët prej vetëm 2.3 shkallë Rihterë dhe është ndier pak pas orës 6, lajmëron instituti seizmologjik i Maqedonisë transmeton rtvpresheva.com.
Epiqendra e tij është në fshatin Llanik në Serbi, në qarkun e Pçinjës, komuna e Preshevës.
Thellësia e goditjes është 10 kilometra. Edhe pse epiqendra ishte në Preshevë nuk kemi informata se është ndier te ne ky termet por sipas monitor.mk në rajonin e Maqedonisë dridhjen e kanë ndier qytetarët./www.rtvpresheva.com/
Tërmeti me epiqendër në Preshevë dridh Maqedoninë, ja sa ishte fuqia e tij
Date:

