Thaçi: Nuk është tabu kërkesa e Luginës për bashkim me Kosovën

Date:

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka folur sot sërish për kërkesën e përfaqësuesve të Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën. Ai tha se do ta prezantojë në dialog kërkesën e institucionalizuar të liderëve të Luginës së Preshevës.

“Ne tani edhe jemi dëshmitarë, po ashtu, të institucionalizimit të kërkesës së liderëve të Luginës së Preshevës dhe vullnetit të qytetarëve atje për të respektuar plebishitin e vitit 1992 të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc për bashkëngjitje me Kosovën. Kjo temë dhe kjo kërkesë e tyre e shfaqur publikisht dhe e institucionalizuar në drejtim të Kosovës nuk është më tabu për mua. Ne po e zhvillojmë demokracinë, po zhvillojmë debat, po zhvillojmë ide të ndryshme, opinione të ndryshme, dhe përderisa diçka e tillë mund të jetë në interes të forcimit të shtetit të Kosovës, e ritheksoj për mua nuk paraqet ndonjë temë tabu – u shpreh Hashim Thaçi, President i Kosovës.

Thaçi ka mohuar se do të ketë bosnjizim të Kosovës duke shtuar se do të punojë që marrëveshja në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë të jetë një marrëveshje në përputhje me vullnetin e qytetarëve.

“Jam sot këtu që si president i vendit edhe një herë t’i siguroj qytetarët e Kosovës, si president i Republikës së vendit se nuk do të ketë forcë që do ta detyrojë Kosovën të diskutojë, e lërë me të pajtohet me ndarjen e saj – deklaroi Hashim Thaçi, President i Kosovës.

Nga ana tjetër kryeministri i Kosovës Haradinaj në takim me mërgimtarët tha se askush nuk duhet të frikësohet se Kosova mund të bëjë gabime në dialog me Serbinë.

“Është folur për dialogun shumë, mos u frikësoni se Kosova tash bënë gabime pas 20 viteve, e kuptoni pse po dua të them. Nuk ka bërë 20 vite rrugë që tash të shkojmë të gabojnë, nuk do të gabojë Kosova, por bisedat e brendshme, debatet e brendshme janë të nevojshme, pikëpamjet e ndryshe, nuk janë negative, nganjëherë edhe mungesa e konsensusit ose mos me fol gjithë me një gojë siç thotë populli nuk është e dëmshme – tha Ramush Haradinaj, Kryeministër i Kosovës.

Kuvendi i Kosovës dje nuk arriti që të miratojë një rezolutë të propozuar nga partia opozitare Partia Socialdemokrate, për dialogun. Kjo rezolutë, përveç se ia kontestonte rolin udhëheqës presidentit në dialog, kërkonte që Kuvendi të mandatonte prijësin e dialogut me dy të tretat e votave. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur që nga viti 2011. Thaçi ka udhëhequr dialogun politik në Bruksel prej nisjes së tij, njëherë nga posti i kryeministrit dhe tani në cilësinë e presidentit. Sipas Bashkimit Evropian në fund të këtij procesi, të dyja vendet duhet të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e raporteve, e cila, pos tjerash, i çon të dyja vendet drejt integrimeve evropiane.

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...