Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një vizite në Zym të Hasit, deklaroi se izolimi që po i bëhet pa të drejtë Kosovës për lëvizjen e lirë të qytetarëve, e ka bërë të domosdoshme që kjo çështje të shtrohet edhe në nivelin kombëtar.
Shqipëria duhet që, në përputhje me kushtetutën e saj, të marrë vendim që t`u ndihmojë qytetarëve të Kosovës për të lëvizur lirshëm në vendet evropiane`, ka theksuar më tutje i pari i shtetit.

