Abd El-Aziz Ibn Bazi
‘’Për besimtarin gjatë muajit të ramazanit është e pëlqyer që të mundohet të japë lëmosh sa më shumë, të vizitojë të sëmurët, të përcjellë xhenazet, të vizitojë farefisin e tij, të lexojë, të madhërojë Allahun xh.sh, të bëjë tehlil (të thotë la ilahe il-la All-llahu vahdehu la sherike leh, lehul mulku ve lehul hamdu, ve huve ala kul-li shejin kadir), të bëjë istigfar (të kërkojë falje nga ana e Allahut xh.sh), dhe t’i lutet Atij’’.
‘’Myslimani gjatë Ramazanit duhet të angazhohet në kryerjen e veprave të mira dhe mos ta marrë këtë muaj të begatshëm si kohë (arsye) për kotësi, gjumë, shkujdesje dhe mosveprim”.
Abd El-Haji Jusuf
‘’Festimi i ditës së Xhuma dhe të uruarit prej kësaj dite mendojmë, e ndërsa Allahu xh.sh e di më së miri, se nuk ka ndonjë të keqe. Përkundrazi një gjë e tillë bënë pjesë në citatet e përgjithshme që kanë folur rreth shprehjes së mirë dhe nxitjes së njerëzve që të u thonë fjalë të mira të tjerëve. E ndërsa në lidhje me këtë mund të cekim fjalën e Allahut xh.sh ku thotë se ‘’Dhe thoni njerëzve fjalë të mira’’2:83, e po ashtu e kemi dhe citatin tjetër në të cilin Allahu xh.sh thotë ‘’dhe thuaju robërve të Mi le të e thonë më të mirën’’17:53, e po ashtu e kemi edhe thënien e Profetit s.a.v.s ku thotë se ‘’Fjala e mirë është lëmosh’’, e po ashtu edhe fjalën tjetër të Profetit s.a.v.s ku thotë se ‘’Me të vërtetë puna më e dashur tek Allahu xh.sh është të lumturuarit dhe të gëzuarit e besimtarit’’. E po ashtu një gjë të tillë e mbështesim edhe në atë që ngërthen në vete një urim i tillë pasi që ia përkujton besimtarit rëndësinë e kësaj dite duke i treguar se kjo ditë është prej ditëve më të mira, më të rëndësishme dhe më madhore të javës. E po ashtu me anë të kësaj bëhet edhe porosia dhe këshillimi ndërmjet besimtarëve që të e shfrytëzojnë, dhe të nxitojnë e të përpiqen maksimalisht në shfrytëzimin e kësaj dite, në punë të mira, në adhurime dhe përkushtime ndaj Allahut xh.sh, dhe me mirësjellje ndaj të tjerëve. E krejt për fund mund të themi se një gjë e tillë është prej traditave lavdëruese dhe të pëlqyera të cilat nuk ka mundësi që të cilësohen si risi në Fe apo edhe të kategorizohen si veprime të ndaluara’’.
Abd El-Hamid Kishk
‘’Për Allahun xh.sh, sikur të e nderonim Kuranin nuk do të poshtëroheshim nga askush, sikur të praktikonim rregullat, parimet dhe dispozitat e tij atëherë do të ngrihej flamuri i Muhamedit s.a.v.s në çdo vend, e sikur të e pasonim udhëzimin e Allahut xh.sh nuk do të mund të gjeje në rrugë ndonjë lypsarë, as në shtëpi ndonjë të papunë, e as që do të mund të gjeje në burgje ndonjë vrasës apo kriminel’’.
‘’Me të vërtetë të qëndruarit pranë të varfërve dhe skamnorëve është ilaç dhe shërim për egon dhe epshin e njeriut e në veçanti nëse ato nuk pajtohen me vendimet dhe caktimet e Allahut xh.sh’’.
Abdullah Azami
‘’Me të vërtetë lënia e myslimanëve që të vriten mbi këtë tokë, që të masakrohen dhe që të torturohen përderisa ne fërkojmë duart nga larg, merremi me gjëra dytësore dhe e tërë kjo nuk na nxitë që të e bëjmë së paku një hap të vetëm drejt ndihmës ndaj këtyre vëllezërve atëherë kjo nuk mund të quhet si diçka tjetër përveçse lojë dhe mashtrim me fenë e Allahut xh.sh. Kjo nuk është asgjë më shumë sesa një mashtrim emocional ndaj ndjenjave të ftohta, e si mund të jetë ndryshe përderisa ne përpiqemi që të mashtrojmë edhe vetë ndërgjegjen tonë. Unë me të vërtetë habitem se si mund të vendosin dhe se si mund të jenë të qetë myslimanët dhe myslimanet përderisa janë të rrethuar nga armiqtë nga të gjitha anët’’.
Ahmed Ibn Ali El-Axhmi
‘’Me të vërtetë pasimi i epshin shuan dritën e mendjes, shuan largpamësinë e zemrës, privon nga të pasuarit dhe të vërejturit e të vërtetës, shpie në lajthitje, andaj assesi nuk ka mundësi që të arrihet vigjilenca me të pasuarit e epshit. E ndërsa nëse besimtari e pason epshin e tij atëherë ai e ka humbur mundësinë e urtësisë dhe te të kuptuarit, ai po ashtu do të jetë i mashtruar nga vetja e tij duke i parë gjërat e bukura si të shëmtuara dhe të shëmtuarat si të bukura kështu do të i ngatërrohet e vërteta me të pavërtetën. Prandaj, si mund të i bëjë dobi atij përkujtimi, të menduarit apo këshillimi dhe udhëzimi nga të tjerët’’.
Ahmed Es-Sisi
‘’Të gjithë ata që marrin detyra me përgjegjësi apo që marrin poste në vende të caktuara administrative duhet që medoemos të jenë në gjendje që të e përfaqësojnë me dinjitet popullin e tyre dhe nuk lejohet assesi që të jenë të dobët në mënyrë që të mos bëhen pengesë e thirrjes’’.
Ahmed Nevfel
‘’Agjërimi është adhurim me të cilin nuk është adhuruar askush përveç Allahut xh.sh sepse njerëzit u janë përkulur njerëzve, njerëz kanë rënë në sexhde për njerëz, kanë therë njerëz kurban për njerëz por asnjëherë askush nuk ka agjëruar për dikën tjetër përveç Allahut xh.sh”.
Emxhed Korsha
‘’Me të vërtetë Allahu xh.sh është i bukur dhe e donë të bukurën. Kjo është një porosi madhështore për të gjithë ata që mendojnë se mund të e përfaqësojnë fenë islame dhe mund të përafrohen drejt Allahut xh.sh me pamje të shëmtuar dhe me pakujdesi ndaj pamjes së tyre të jashtme. E kushdo që e ka pas një mendim të tillë le ta dije mirë se një gjë e tillë nuk përkon fare me Islamin dhe nuk ka të bëjë asgjë me të. Sheriati është argument për njerëzit dhe jo e kundërta’’.
Fadil Sulejman
‘’Ti qetësohesh përgjatë fluturimit tënd me aeroplan edhe përkundër asaj se nuk e dinë se kush është duke pilotuar me të, e po ashtu qetësohesh edhe përgjatë lundrimit me anije edhe përkundër asaj se nuk e dinë se kush është kapiteni, e si ka mundësi që të mos qetësohesh gjatë jetës tënde kur e di mirë se Allahu xh.sh është udhëheqësi i saj’’.
Hasan El-Bena
‘’Qëllimi i Kuranit nuk është vetëm leximi i tij apo të begatuarit me anë të tij, edhe pse ai realisht është i begatshëm, por qëllimi prej tij dhe begatia më e madhe e tij arrihet në meditimin dhe studimin e tij, në të kuptuarit e shprehjeve dhe qëllimeve të tij, pastaj në praktikimin dhe zbatimin e tyre në veprimet dhe jetën tonë. E kush nuk e bënë një gjë të tillë apo kushdo që është mjaftuar vetëm me të lexuarit e tij, pa studim dhe pa zbatim të tij, atëherë ekziston mundësia që mbi te të bie qortimi për ndëshkimin të cilin e transmeton Imam Buhariu, përmes Hudhejfes r.a, ku tregohet se Profeti s.a.v.s ka thënë ‘’O ju lexues, qëndroni në të vërtetën! Juve ju ka prirë një prijës largpamës por nëse ju luhateni majtas apo djathtas atëherë do të humbni në një lajthitje të dhimbshme’’.
Jusuf El-Kardavi
“Namazi që kërkon Islami, nuk është vetëm disa fjalë, që i thotë goja dhe disa lëvizje, që
kryhen nga gjymtyrët, pa meditim dhe pa prezencën e mendjes dhe përuljen e zemrës. Namazi
që kërkon Islami nuk i ngjan çukitjes së gjelit, as rrëmbimit të sorrës dhe as lëvizjeve të
dhelprës, që kthen kokën sa majtas e sa djathtas. Namazi i pranuar është ai, që merr pjesën e
duhur të meditimit, përuljes dhe ndjesisë së madhështisë së Allahut të Madhërishëm, të cilit po i lutemi“.
Malik bin Nebij
‘’Me të vërtetë gjëja më e dhimbshme është ndarja e një besimtari në dy personalitete, personaliteti i parë është i besimtarit që me përkushtim kryen obligimet e tij fetare në formë ditore duke shkuar në xhami për të falur namazin dhe personaliteti i dytë është ai i po të njëjtin person por që pasi të dal prej xhamisë thellohet dhe zhytet në punët dhe obligimet e jetës duke e zhveshur plotësisht petkun e besimit dhe të fesë së tij’’.
Maxhid Ejub
‘’Ndryshimi fillon prej teje andaj mos pritë që ai të filloj nga të tjerët. Njihe vetën tënde dhe zbulojë aftësitë tua në mënyrë që të lesh gjurmë pasi që kjo jetë nuk ka kuptim nëse nuk arrin që të ndryshosh diçka për të mirë’’.
Muhamed El-Arifi
‘’Disa njerëz kur të u vije vdekja fillojnë që të porosisin të tjerët që të mos e harrojnë, që të luten për të dhe të japin lëmosh në emër të tij e nëse me të vërtetë do të u bënte dobi porosia jote atëherë do të u bëjë dobi për veten e tyre kështu që puno për vetën tënde dhe mos pritë nga të tjerët’’.
Muhamed El-Gazali
‘’Kë nuk e ka lënë pa gjumë dija për net të tëra do ta lejë pa gjumë injoranca për vite të tëra. E deri kur do të mbesim duke fjetur gjatë ditës e të zgjohen krijesat në errësirë’’.
Muhamed El-Ivadi
‘’Trungu i pemës ishte përmalluar për ty o i Dërguari i Allahut xh.sh e si ka mundësi që zemra e besimtarit të mos përmallohet për një njeri si ti?’’.
Muhamed Es-Savij
‘’Dija nuk është në sasi por në pajtueshmërinë e Allahut xh.sh për nxënien e saj’’.
Muhamed Jusri Ibrahim
‘’Asnjë ideologji dhe asnjë lëvizje njerëzore nuk do të mund të jetë e shpëtuar nga gabimet dhe lëshimet për vetë faktin se ajo është e nxjerr nga një mund dhe nga një angazhim i njerëzve e pasi që njerëzit janë krijesa të gabueshme atëherë edhe veprimet që rrjedhin prej tyre janë të po kësaj natyre. Të rënit në gabim, në esencë, nuk paraqet ndonjë problem por problemi paraqitet në mos vërejtjen e saj, në mos pranimin e saj dhe në mos evitimin dhe përmirësimin e saj edhe pas këshillimit dhe udhëzimit që u bëhet nga të tjerët’’.
Muhamed Kutub
‘’Kur ka qenë e drejta e një pakice që të e sundojë shumicën. Një gjë e tillë nuk ka qenë asnjëherë përgjatë gjithë historisë së njerëzimit. Kur ka qenë e drejt e kësaj pakice që të i thotë shumicës se nuk ke të drejt të e praktikosh fenë tënde, edhe përkundër asaj që ju besoni në domosdoshmërinë e zbatimit të saj, pasi që një gjë e tillë llogaritet si shkelje e të drejtave tona dhe si armiqësi ndaj nesh’’.
Muhamed Muteveli Esh-Sharavi
‘’Unë falem ngase Allahu xh.sh më ka urdhëruar që të falem dhe assesi nuk falem ngase në namaz ka dobi fizike dhe është një lloj sporti për trupin, unë marr abdest ngase Allahu xh.sh më ka urdhëruar që të marr abdest para çdo namazi dhe nuk marr abdest për shkak të pastërtisë që gjenet në të, unë agjërojë ngase Allahu xh.sh më ka urdhëruar që të agjërojë dhe nuk agjërojë që të e ndjej urinë e të varfërve apo që të mbajë dietë. E kjo pasi që nëse namazi do të ishte sport atëherë do të e ndërronim me sporte në palestra dhe në fusha sportive, dhe nëse abdesti është pastërti atëherë do të bënim dush para çdo namazi, dhe sikur agjërimi të ishte për të e ndjerë urinë e të varfëritë atëherë nuk do ishte obligim që të agjëronte edhe vetë i varfëri pasi që ai veçse e dinë se çka do të thotë kjo ndjenjë’’.
Mustafa Es-Sibai’j
‘’Në shoqëritë injorante mashkullit i falen devijimet e tij përderisa femra ekzekutohet për të njëjtat devijime edhe pse sheriati ka vënë ligje të barabarta për të dy një lloj duke e ndaluar nga të dy devijimin dhe lajthitjen. Sheriati po ashtu ka kërkuar prej të dyve që të e fshehin degjenerimin e tyre dhe e ka paraparë masën ndëshkuese për të dy, në rast së vërtetohet veprimi, andaj prej nga e morët këtë ndasi dhe këtë dallim në mes të femrës dhe mashkullit sa i përket ndëshkimit apo amnistisë së tyre?’’.
Mustafa Sadik Er-Rafi’ij
‘’Nuk ka dobi asgjë shpërngulja jote nga një vend në një vend tjetër përderisa nuk bëhet edhe shpërngulja e shpirtit tënd nga një gjendje në një gjendje tjetër. Andaj nëse ti shpërngulesh dhe me vete bartë çdo gjë që ke pas në vendbanimin tënd të parë atëherë çdo do të përfitosh nga kjo shpërngulje?’’.
Nasir El-Katami
‘’Duroni o ju zemra që jeni kapluar nga dhimbja dhe mos harroni se mëshira e Allahut xh.sh ka kapluar çdo gjë’’.
Seid Kutub
“Sëmundja e njerëzve të fesë është kur bëhet feja zanat dhe profesion e jo besim i nxehtë e shtytës ata e thonë me gjuhët e tyre atë që nuk e kanë në zemër, urdhërojnë për të mirë dhe vet nuk e punojnë, nxisin për bamirësi kurse vet neglizhojnë, e ndryshojnë fjalën nga vendet e veta dhe i komentojnë tekstet e Kuranit të prera në shërbim të synimeve dhe epsheve, pastaj gjejnë fetua (përgjigje) dhe interpretime që nga ana e jashtme përputhen me anën e jashtme te teksteve të Kuranit, mirëpo ato (fetua) në realitet ndryshojnë me realitetin e fesë. Krejt kjo për arsyetimin e synimeve dhe epsheve të atyre që e zotërojnë pasurinë apo pushtetin!. Njëjtë si vepronin priftërinjtë e jehudive!’’.
‘’Me të vërtetë jeta nuk numërohet me numrin e viteve, por me numrin e ndjenjave sepse jeta
nuk është asgjë më shumë sesa ndjenja për jetën”.
Seid Sabik
‘’Allahu xh.sh na e ka cekur shembullin më të lartë në çështjen e gjykimit andaj në lidhje me këtë Ai thotë ‘’O Davud: “Ne të kemi bërë sundimtar në tokë, e ti pra gjyko me drejtësi mes njerëzve, e mos shko pas dëshirave se ato të shmangin prej rrugës së Allahut. Ata që largohen prej rrugës së Allahut i pret dënim i rëndë për shkak se e harruan ditën e përgjegjësisë’’38:26, e nëse një fjalim i tillë i është drejtuar Davudit a.s ai në realitet i është drejtuar të gjithë atyre që kanë nën përkujdesje të tjerë pasi që Allahu xh.sh nuk e ka cekur një gjë të tillë vetëm se për të na e treguar shembullin më të lartë në të gjykuar. E ndërsa kur kihet parasysh se Davudi a.s ka qenë profet dhe si i tillë ka qenë i mbrojtur nga gabimet por prapë Allahu xh.sh po i drejtohet me këto fjalë duke i thënë ‘’… e mos shko pas dëshirave se ato të shmangin prej rrugës së Allahut’’38:26, e nëse një profet që është i mbrojtur nga gabimet prapë frikësohet se mos po bie pre e epsheve dhe e dëshirave të tij dhe kështu të lajthit nga rruga e drejt e Allahut xh.sh atëherë shumë më e drejt dhe shumë më parësore do të ishte që kjo frikë të ekzistonte për njerëzit e tjerë’’.
‘’Prej qëllimeve kryesore të ardhjes së Islamit padyshim se është edhe pastrimi i ndërgjegjes së njerëzve dhe edukimi i tyre, e që një gjë e tillë bëhet me njohjen e Allahut xh.sh dhe adhurimeve të Tij, e pastaj edhe me anë të mbështetjes së lidhjeve ndërnjerëzore dhe ngritjes së tyre mbi bazat e dashurisë, mëshirës, vëllazërisë, barazisë dhe drejtësisë pasi që me anë të këtyre njeriu do të arrijë të jetë i lumtur në këtë dhe botën tjetër. E ndërsa në lidhje me këtë Allahu xh.sh thotë ‘’ Ai është që arabëve të pashkolluar u dërgoi Pejgamberin nga mesi i tyre që t’ua lexojë ajetet e Tij, t’i pastrojë ata, t’ua mësojë librin dhe sheriatin, edhe pse më parë ata ishin në një humbje të dukshme’’62:2’’.
Selman Ibn Fehd El-Audeh
“Beteja më e rëndësishme është ajo që e bënë me qenien tënde dhe trimëria më e madhe është ajo që e tregon ndaj unit tënd”.
Tarik Suvejdani
‘’Njerëzit nuk janë dakorduar në vetë ekzistencën e Allahut xh.sh e si mendon se do të dakordohen dhe do të bien në ujdi me mendimet dhe qëndrimet tua!’’.
‘’Çdo ligj apo çdo kushtetutë që është jashtë ligjit të Allahut xh.sh është padrejtësi për njerëzit dhe një gjë e tillë do të qojë në gjakderdhje dhe në zullum të madh. E ndërsa kushdo që pajtohet që të sundohet dhe të gjykohet me ligje jashtë ligjeve të Allahut xh.sh ai veçse është pajtuar me mosbesim. E ndërsa Allahu xh.sh në lidhje me këtë thotë ‘’…më të vërtetë gjykimi nuk i takon askujt përveç Allahut…’’12:40’’.
Përgatiti: Artan Musliu

