Një rast tepër i rëndë ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Bujanocit ku janë sulmuar me thikë nga një person disa të rinjë.
Sipas informacioneve të konfirmuara nga Prokuroria e Lartë Publike (VJT) në Vranjë, viktima, A.M., i lindur në vitin 2006, ndërroi jetë në Qendrën Klinike të Nishit për shkak të plagëve të rënda në zonën e gjoksit. Mësohet se ngjarjes i parapriu një konflikt fizik mes të rinjëve e ku për pasojë një 18 vjeçar raportohet se ka ndërruar jetë kurse së paku një i ri raportohet se është plagosur rëndë gjithashtu nga sulmi me thikë.



