Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Clirimtare për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, sot në takime të ndara është takuar me Kryetarin e Komunës së Bujanocit z. Shaip Kamberin dhe Kryetarin e Këshillit nacional të shqiptarëve z. Shukri Ymerin.
Në këto takime është diskutuar për aktivitetiet e OVL – UCPMB – së, vështirësit me të cilët po ballafaqohet organizata. Nazmi Hajredini ka informuar kryetarët për kujdesin që po tregon Organizata në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të UCPMB – së, kujdesin ndaj familjarëve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranët e kësaj lufte.
Është diskutuar edhe për zhvillimet politike. Të gjitha palët janë dakorduar që aktiviteti politik i shqiptarëve të këtyre trojeve të ngrit zërin për të drejtat politike, nacionale, përdorimin e simboleve kombëtare, përdorim zyrtarë të gjuhës shqipe, përdorimi i teksteve mësimore në gjuhën shqipe, etj.
Nga takimet në fjalë z. Nazmi Hajredini kryetarë i OVL UCPMB – së ka kërkuar që në të ardhmen të unifikohet faktori politik, shoqëria civile, bashkësit fetare islame, në mënyrë që të bashkërenditen kërkesat për të realizuar të drejtat politike dhe kombëtare të shqiptarëve të Kosovës Lindore. Është treguar mirëkuptim i ndërsjellë se shqiptarët autokton në këto troje të drejtat i kanë të merituara dhe të garantuara, prandaj nuk ka nevojë të mëshirohen nga askush, as nga autoritetet e Beogradit.
27. 06. 2018 . Kryetar:OVL-UÇPMB,së
Preshevë Nazmi Hajredini
Shërbimi për informim pranë OVL – UCPMB

Udhëheqësit e Ovl Uçpmb takohen me Shaip Kamberin dhe Shukri Ymerin
Date:

