Kohëve të fundit janë shpeshtuar shumë takimet mes kryetarit të PVD-së Riza Halimi, por edhe dy kryetarve të komunave Ardita Sinani dhe Shaip Kamberi me ambasadorin e SHBA-së dhe ati të Shqipëris në Beograd. Kështu ndodhi edhe sot kur Riza Halimi, Shaip Kamberi dhe Ardita Sinani së pari patën takim me ambasadorin e Shqipëris ku diskutuan për zhvillimet politike në Luginë të Preshevës me theks të veçant zhvillimet e fundit në komunën e Preshevës. Pas këti takimi delegacioni nga Lugina së bashku me ambasadorin shqiptar dhe ate të Kosovës së bashku morën pjesë në pritjen që Ambasada Amerikane organizoi për nder të 04. korrikut ditës së pavarësis së SHBA-ve. Edhe kësaj radhe pritja nga ana e Ambasadorit Skot ishte mjaft e përzemërt dhe u shfrytzua për diskutime të ndryshme rreth situatës në Luginë të Preshevës./rtvpresheva.com/
Udhëheqsia e PVD-së përsëri të ftuar në ambasadën amerikane dhe ate shqiptare
Date:

