Ushtria e Shqipërisë do të futet në Kosovë! Trupat do të stacionohen në Ferizaj

Date:

Ushtria shqiptare angazhohet të sigurojë kampin me refugjatë afganë të ngritur në Ferizaj të Kosovës. Kështu tha ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s, që po zhvillohet në Bruksel.

“Aktualisht vendi ynë ka pranuar rreth 2000 qytetarë afganë dhe zotimi i Qeverisë shqiptare është të mirëpresë rreth 4000 të tillë. Për më tepër, vetëm pak javë më parë, Forcat tona të Armatosura, dislokuan një kompani të Policisë Ushtarake të cilët do të japin kontributin e tyre për ruajtjen dhe sigurinë e kampit “Bechtel” në afërsi të Ferizajt, ku janë akomoduar refugjatët afganë të strehuar në Kosovë”, tha ai.

Peleshi ripërsëriti vendosmërinë e vendit tonë për zbatimin e zotimeve të marra në Samitin e Uellsit në vitin 2014, që konsistojnë në arritjen e nivelit 2% të buxhetit të mbrojtjes dhe 20% të këtij buxheti në investime, deri në vitin 2024.

Në përfundim të ditës së parë të këtij takimi, ministrat firmosën “Letrën e Qëllimit”, nëpërmjet së cilës vendet anëtare zotohen të bashkëpunojnë mbi zhvillimin e menaxhimin e zbulimit të agjentëve kimikë, biologjikë e radiologjikë, si dhe identifikimin e kapaciteteve, por njëkohësisht edhe për sigurimin e pajisjeve mbrojtëse kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore.

1 Kommentar

  1. TE SHKOJNE SA ME SHPEJT DHE TE MOS KTHEHN PER NJA 20 VITE SA TE PERFORCOHEMI MIRE DHE TE BASHKPUNOJNE ME USHTRINE E KOSOVES ME ARME TE REJA NGA EUROPIANET … USHTRIA JONE DUHE TE FURNIZOJE ME ARME TE RENDA KOSOVEN SI ANTITANKE DHE RRAKETA PER AVIONAT USHTARAK QE I KA DHENE SERBIA SERBEVE

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...