Ka disa ditë që afarist dhe qytetar të komunës së Preshevës përballen edhe me një problem shtesë. Sipas informacioneve jozyrtare te të cilat ka pasur qasje portali rtvpresheva.com punët që deri më tani janë kryer në administraten tatimore në Preshevë tani më i përkasin të kaluarës sepse me urdhër të Ministrisë së Financave të Republikës së Serbisë, këti institucioni i është marrë vula dhe e njejta tani e tutje ndodhet në administratën e tatimeve në Bujanoc. Ky veprim ka shkaktuar tollovi të shumta në administratën e tatimeve por njëkohësisht bizneset dhe qytetarët e Preshevës i ka goditur në xhepin e tyre sepse vetëm për vulosjen e një ekstrakti, deklarat tatimore apo dokumenti të çfardollojshëm që ka të bëjë me shërbimin e tatimeve atyre u duhet të udhëtohet në Bujanoc. Se a do ta ketë edhe administrata tatimore fatin e gjykatës dhe prokurorisë të cilat u larguan nga Presheva mbetet të shihet./www.rtvpresheva.com/
Vazhdon degradimi i institucioneve në Preshevë – i miret vula administrates tatimore
Date:

