Video e rrallë, Adem Demaçi në odë me ushtarët e UÇK-së, ua dha këto këshilla (Video)

Date:

Veprimtari i shquar, tashmë i ndjerë, Adem Demaçi është parë në një video në odë të burrave në kohën e luftës duke këshilluar ushtarët e UÇK-së. Videon e ka publikuar Fadil Demaku.

“Kur po duhet me luftu, po luftojmë. Kur po duhet me u ndal, po ndalemi. Edhe paqen po mundoheni me forcu, në koftë që Serbia merr vesh që bota është në gjendje me detyru Serbinë, e me ju ndihmu shqiptarëve, jemi të gatshëm meniherë me i lanë armët, e me kap punën” ishte një nga këshillat e bacës Adem.

” Serbia s’mundet me mbledh mend shpejt, me hjek dorë hale prej ambicieve me marr Kosovën, po na jemi të gatshëm. Duhet të punojmë me të gjitha forcat për paqe. Nëse Serbia përsëri fillon ofensivë e luftë kundër nesh, ne duhemi me u mbrojt. Këtë ta mbani mend. T’u largoheni çdo urrejtjeje e shovenizimi dhe ato janë dobësi. Nuk kemi llogari të punojmë punë të këqija si regjimi serb.

Duhet të fitojmë me dashuri, vullnet, këmbëngulësi, trimëri, drejtësi se s’kemi kohë me humb. S’kemi kohë me u merr me vetëvetën. Prandaj edhe këtë detyrë që na shpreh historia me luftu për lirinë tonë e pranojmë. Bota ka nevojë për popullin shqiptar, si popull shqiptar”, thotë ndër të tjera Demaçi

play-rounded-fill

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...