Vuçiq: Do të kemi “ferrin në tokë” nëse policia e Kosovës hyn me forcë në veri

Date:

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka folur rreth situatës së tensionuar në veri të Kosovës ku theksoi se nuk po i kushton vëmendje shpalljes së zgjedhjeve të reja. Sipas mediave serbe, Vuçiç teksa foli për zgjedhjet në 4 komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës ritheksoi se Lista Serbe do ti bojkotojë ato.

“Siç janë gjërat sot, jam absolutisht i sigurt se Lista Serbe do t’i bojkotojë ato zgjedhje. Sigurisht, ata do të jenë të ekspozuar ndaj presionit” – paralajmëroi presidenti. Ai theksoi se Policia e Kosovës nuk ka çfarë të kërkojë në veri të vendit dhe nëse ata do të tentojnë të hyjnë forcërisht atëhetë do të ndodhte “ferri në tokë”.

“Në atë rast Serbia do të qëndrojë pranë popullit të saj, kurse serbët do të mbrojnë vatrat e tyre”, tha Vuçiç. Ditën e nesërme kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç pritet që të zhvillojnë një takim në Bruksel në lidhje me vijimin ew dialogut dhe një marrëveshje të mundshme për riregjistrimin e targave.

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...