Vuçiq para Escobarit dhe Lajçakut: Serbia palë e përgjegjshme në dialog, Kosova jo

Date:

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po qëndrojnë për një vizitë dy ditore në Serbi pas vizitës që ata kishin në Kosovë.

Lajçak dhe Escobar kanë pasur takime të ndara me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe më pas një takim trepalësh,.

Një një njoftim të lëshuar nga presidenca serbe thuhet se Escobar dhe Lajçak theksuan mbështetjen e tyre për vazhdimin e një dialogu konstruktiv midis Beogradit dhe Prishtinës, si dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, duke theksuar se është thelbësore për të dyja palët që të të përmbushë të gjitha detyrimet.

Gjatë takimit, Vuçiq u ankua para Escobarit dhe Lajaçkut se Kosova nuk po përmbush detyrimet e dala nga marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Në deklaratën nga Presidenca serbe thuhet se Vuçiq theksoi se “Serbia, si një partner serioz dhe i besueshëm në të gjitha marrëveshjet e vlefshme dhe të nënshkruara, vepron me përgjegjësi dhe përmbush detyrimet e saj, duke u përballur në të njëjtën kohë në përpjekje të vazhdueshme të autoriteteve në Prishtinë për provokime të njëanshme dhe pritje joreale nga ndërmjetësit në dialog. Ata shmangin përmbushjen e detyrimeve të tyre, gjë që pengon shumë ecurinë e mëtejshme të dialogut”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...