Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se situata për Serbinë pas krizës në Ukrainë nuk është aspak naive dhe e lehtë, raporton rtvpresheva.com
I pyetur nëse Serbia do t’i bartë pasojat e mos vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë, si dhe për të komentuar postimin e Carl Bildt në Twitter se Serbia mund t’i thotë lamtumirë BE-së, presidenti i Serbisë theksoi se bëhet fjalë për sulmne e të fuqishmit mbi të dobëtit. .
“Nuk më kujtohet një situatë kaq e vështirë, “Viti po kalon, por dita kurrësesi”, jam plakur në tre ditët e fundit sa në 10 vitet e mëparshme”, tha Vuçiq, duke komentuar situatën në Ukrainë dhe presioni ndaj Serbisë për të vendosur sanksione.Rusia.
Duke folur për kërkesën Kosovës për anëtarsim urgjentisht në NATO, Vuçiq deklaroi se kjo nuk është ide e re.
“E kam dëgjuar për herë të parë para disa muajsh, nuk është ide e shqiptarëve nga Kosova, është ide e politikanëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha presidenti i Serbisë.
Ata duan të detyrojnë katër vendet e BE-së që janë anëtare të NATO-s të njohin Kosovën e pavarur.
“Situata nuk është naive për ne, por kushdo që e njeh Kosovën, Serbia do t’i përmbahet ligjit ndërkombëtar, ne do të respektojmë integritetin territorial dhe kjo është Serbia”, tha ai.
“Pavarësisht të gjitha presioneve dhe shantazheve, ne do ta ruajmë integritetin tonë territorial”, theksoi presidenti i Serbisë.

