Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku së bashku me Lutfi Hazirin dhe Anton Qunin kanë pritur sot në takim kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik dhe deputetin popullor z.Shaip Kamberi, raporton rtvpresheva.com
Në lidhje me takimin z.Adixhiku shkroi:
Sot, në Zyret e LDK-së pata kënaqësinë që bashkë me nënkryetarët Haziri e Quni të pres në takim zërin e shqiptarëve në Luginë, deputetin Shaip Kamberin.
Si deputet i guximshëm, i drejtë e i drejtpërdrejtë, qëndrimet e tij në Parlamentin e Serbisë kanë treguar gjithmonë të vërtetën e vetme mbi shtypjen që ushtrohet ndaj shqiptarëve në Luginë dhe të shkuarën e regjimit – që dhe sot s’ndryshon dot – mbi Kosovën.
Zëri i tij s’është zë i vetëm. Puna e angazhimi i tij s’janë angazhime të vetme.
LDK do të jetë një derë e hapur bashkëpunuese me secilin përfaqësues politik shqiptar që punon drejtë e mbarë për shqiptarët kudo që janë.