Aliu: Nga sot rikthehet furnizimi 24 orë me ujë të pijshëm në tërë Preshevën

Date:

Dy javë pas marrjes së udhëheqjes së Ndërmarrjes “Miravica” nga ana e drejtorit Gazmend Aliu është rikthyer furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Preshevës

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, drejtori Aliu ka njoftuar se “pas stabilizimit dhe pastrimit të qytetit nga mbeturinat, Presheva nga sot do të ketë furnizim përsëri 24/7 me ujë duke theksuar se “koha e reduktimeve të ujit në Preshevë tani më ka ikur”

“Pas largimit tonë në vitin 2022, disa nga rrugët e qyetit të Preshevës prap ishin kthy në reduktime të ujit
Në të kaluarën kishte premtime shumë. Realizimi askund” ka deklaruar drejtori Aliu

Gazmend Aliu ka deklaruar se zgjidhja dukej e pamundshme por, ne prapë ishim realist. Besuam. Punuam fortë. Synuam dhe prap e arritëm Edhe u bë e mundshme. Prap u kry. Tash, të gjitha lagjet e qytetit do të kenë 24/7 ujë!

Ai ka falemnderuar edhe punëtorët e Moravicës për angazhimin maksimal
“Falenderim nga ❤ për punëtorët e NP ‘Moravica’. Ky rezultat modest është një hap i vogël drejt fitores përfundimtare për zgjidhjen e problemeve të shumta në qytetin e Preshevës nga pushteti i ardhëshëm lokalë i kryesuar nga Ardita Sinani!” ka potencuar Gazmend Aliu

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...