Më 7 maj 1945, në Shtabin Suprem të Forcave të Ekspeditës Aleate në Reims, u nënshkrua kapitullimi i Gjermanisë naziste dhe hyri në fuqi në kohën e rënë dakord më 8 maj.
Nga Elbasan Sahiti,
I diplomuar në Shkenca politike në Universitetin e Vienës
Më 20 nëntor 1945, filloi procedura e parë e Gjykatës Ushtarake Ndërkombëtare kundër atyre që ishin më përgjegjës për krimet naziste. Është parë si një moment historik për të drejtën penale ndërkombëtare.
Por që Presheva ka nevojë për një gjykim të tillë, nuk don mend. Tingëllon absurde dhe e pakuptimtë, sepse gjyqi i Nurembergut përfshin krime lufte, duke përfshirë keqtrajtimin ose vrasjen e të burgosurve të luftës. Krime kundër njerëzimit, krime kundër civilëve të pafajshëm, si vrasja ose puna e detyruar, ose persekutimi mbi baza racore, politike ose fetare.
Në analogji me gjithë këtë, shtrohet pyetja: a mund të ketë abuzim dhe krim më të madh se t’i shërbesh të keqes ndaj gjakut dhe vendit tënd? Ata kanë shkatërruar familje, si nazistët gjermanë që kanë shkatërruar dhe shfarosur familje, kanë përjashtuar njerëzit nga puna, si nazistët gjermanë që i kanë detyruar të punojnë në kampe përqendrimi, kan marrë pronën e huaj dhe keqpërdorur pasurin shoqërore.
Ky gjyq është i mundur me ndërgjegje të pastër sociale dhe vullnet të lartë për një shoqëri demokratike ditën e zgjedhjeve! Një studim shkencor, sa interesant aq edhe i dhimbshëm, tregon se në kampet e përqendrimit u kryen “kërkime” të çuditshme nga sociologë, psikologë dhe mjekë të sistemit totalitar. Studimi i tyre u quajt “despiritualizimi”, që do të thotë se të burgosurve u bënë teste të ndryshme që ata të dilnin nga vetja, si qenie njerëzore dhe të bëheshin thjesht vetëm një masë gjallesash.
Askush dhe askujt nuk i detyrohet të testohet dhe të shndërrohet në një turmë të thjeshtë, jo të konsideruar si qenie njerëzore. Procesi duhet të zhvillohet me mendje dhe zemër të plotë.
Ky shkrim paraqet opinionin individual të autorit dhe nuk është domosdoshmërisht edhe qëndrim i redaksisë së Media Index (rtvpresheva.com)

