Nesër mbahen për herë të katërt zgjedhjet në njësinë e strukarëve në Tërnoc ku do të vendoset se a do kenë shqiptarët përfaqësuesin e tyre në parlamentin republikan apo jo, raporton rtvpresheva.com
Me këtë rast është prononcuar kryetarja e Degës së PVD-së në Preshevë, Ardita Sinani:
Tri herë sabotuan.
Asnjëherë nuk u dorëzuam 👊
Nesër ata do të humbin, ne do të fitojmë 💪
Nesër është hera e katërt që Tërnoci detyrohet ta dëshmojë vullnetin e shqiptarëve për të pasur deputet 🇦🇱
Nesër është hera e katërt që me votën PO do t’i themi JO atyre që përdorin dhe keqpërdorin organet shtetërore për ta pamundësuar zërin e shqiptarëve në parlament 🏛️
Nesër në Tërnoc janë të mundshme dy rezultate.
Ose Ivica Daçiqi, ose Shaip Kamberi 👐
Sigurisht, Shaip Kamberi! ❤️
Nesër, numri 16 nuk është vetëm emri i Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës.
Nesër, numri 16 nuk është vetëm emri i shqiptarit.
Nesër, numri 16 është emri kundër atyre që nuk e duan tjetrin. Nuk e duan të ndryshmën.
Në shoqëri. Në parlament. Në punë. Në fakultet. Në vendbanim 😡
Nesër, andaj duhet të bashkohemi, mobilizohemi dhe organizohemi 🤝
Nesër është dita kur do të humbin ata që nuk e duan askund shqiptarin, të ndryshmin 👎
Nesër është dita kur do të fitojnë ata që duan shoqëri për të gjithë 👍
VOTO 16 🗳️