Këto ditë nga fondi I Kosovës për Luginën prej 3 milion euro po shpallen konkurse të ndryshme për financimin e shtresave të ndryshme të qytetarëve.
Deri më sot, nga KKSH janë shpallur aplikimet për bursa të studentëve, nxënës, shkolla, etj. Së shpejti do të shpallen edhe konkurse të tjera.
Këshilltarja e kryeministrit Albin Kurti për Luginë të Preshevës, Ardita Sinani ditëve të fundit ka zhvilluar takime të shumta me zyrtarë të Qeverisë së Kosovës për të siguruar fonde për bujqit e Luginës së Preshevës.
Insistimi I Ardita Sinanit është që për bujqit, blegtorët dhe bletarët e Luginës të sigurohen së paku 1 milion euro për këtë vit ndërsa për vitet tjera kjo shumë edhe të rritet.
Këmbëngulja e zonjës Sinani për finansimin e bujqëve arsyetohet me vështirësitë që ata hasin në kryerjen e veprimtarive të tyre dhe mosfinancimi I tyre nga ana e komunës së Preshevës.
Merret vesh se disponimi I Qverisë së Kosovës për të pranuar këtë kërkesë të Ardita Sinanit është maksimal dhe se po shikohen modalitetet se si të realizohet ky projekt sa më shpejt që është e mundur.

