Shpërndahet kuvendi komunal i Preshevës, emërohet organi i përkohshëm

Date:

Në gazetën zyrtare të Republikës së Serbisë është publikuar vendimi i qeverisë për shpërbërjen e Kuvendit Komunal të Preshevës dhe emërimi i organit të përkohshëm, raporton nrtvpresheva.com

Sipas këtij vendimi organi i përkohshëm do të udhëheq me komunën e Preshevës deri në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen më 2 qershor 2024.

Jozyrtarisht mësohet se kryetar i organit është emëruar kryetari i PDSH-së Ragmi Mustafa, por vendimi definitiv do të publikohet nesër.

Kujtojmë se koalicioni qeverisës në Preshevë, APN e Shqiprim Arifit, Lr e Sami Salihut dhe SNS-i i Aleksandar Vuçiqit qysh në muajon korrik kishin humbur shumicën dhe që nga ajo kohë nuk është mbajtur asnjë seancë e kuvendit komunal.

Qeveria e Serbisë nuk kishte ndërmarrë asnjë hap pë shpërndarjen e kuvendit edhe pse ishte jofunksional.

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...