Në një prononcim për mediat lokale, Kryetari i Organit të përkohshëm Shqiprim Arifi deklaroi se puna e këti organi po ecën mirë dhe se kemi filluar zbatimin e projekteve të cilat nuk ishin realizuar shkaku i bllokadës së kuvendit.
Ky organ është teknik puna e të cilit është përgaditja e zgjedhjeve andaj nuk do duhej të politizohet. Sipas zotit Arifi partit e vjetra, si PDSH dhe PVD janë duke shpifur kur akuzojn Organin e përkohshëm dhe se nuk duhet bazuar në këto kritika por puna duhet ecur tutje. Kemi trashëguar shumë probleme nga pushteti famëkeq dymbedhjet vjeçar i Ragmi Mustafës dhe tani jemi fokusu në teren për zgjedhjen e këtyre prblemeve ku po punohet në bashkëpunim me UNDP dhe BE-në ku po mundohemi të bëjmë punë. Partit e vjetra duhet të tregohen më të matura në situatën e krijuar pasi që ato ishin shkaktare të kësaj situate, deklaroi Arifi.
Sa i përket kërkesës së PVD-së dhe PDSH-së që zgjedhjet të mbahen sa më shpejtë Shqiprim Arifi deklaroi se zgjedhjet do të shpallen në afatin që e parasheh ligji e kur do të mbahen as ne nuk e dimë edhe pse APN është që zgjedhjet të mbahen sa më shpejt. Përshëndes secilën iniciativ që e shpjeton mbajtjen e zgjedhjeve e nëse kreu i PVD-së organizon protesta për zgjedhje Arifi deklaroi se edhe vet do të merr pjesë në ato protesta./rtvpresheva.com/
Arifi: Organi i përkohshëm po funksionon mirë
Date: