Befason për të mirë shkolla e Tupallës së Medvegjës

Date:

Me fillimin e vitit të ri shkollor në shkollat shqipe të Luginës së Preshevës kemi qenë dëshmitar të lajmeve aspak pozitive sidomos rreth numrit gjithnjë në rënje të nxënësve. Thuaja se në të gjitha shkollat tona numri i nxënësve po shënon rënje alarmante, e këtu sivjet bënë përjashtim shkolla fillore “Zenel Hajdini” në Tupallë të Medvegjës. Sivjet kjo shkollë, e cila është e vetmja në Komunën e Medvegjës që zhvillon mësim vetëm në gjuhën shqipe, jo që ka rënje të nxënësve, por numri i tyre shënon një rritje të lehtë.
Me emërimin e drejtoreshës Arlinda Kadriu kjo shkollë po tregon suksese të njëpasnjëshme. Edhe pse në moshë mjaft e re, drejtoresha Kadriu ka arritur të sjellë një frymë të re në menaxhimin e shkollës. Përgaditjet për vitin e ri shkollor janë bërë me kohë, raporton rtvpresheva.com. Më e rëndësishmja është se nën menaxhimin e znj.Kadriu shkolla po arrinë ta ruaj numrin e nxënësve por edhe të 22 të punsuarve në këtë shkollë ku sivjet nuk është shënuar ndonjë rast i tepricës teknologjike të personelit arsimor.
Në një pronocim për rtvpresheva.com drejtoresha deklaroi se është siguruar edhe leja për funksionimin e shkollës pasi që shumëkush ka pritur që kjo shkollë të mbyllet, vetëm shkolla jonë dhe një shkollë tjetër në komunën e Medvegjës deri tani kanë arritur të sigurojn lejet. Ja kemi dalë të fitojm edhe projekt nga ministria përkatëse për renovimin e shkollës. Gjithashtu presim së shpejti ta realizojm edhe një donacion nga Kosova ku do të na dhurohet një numër i konsiderueshëm i kompjutorve për nxënësit tanë. Si problem më të madh edhe shkolla jonë e ka problemin me mungesën e teksteve por edhe kjo sfidë do të tejkalohet, deklaron drejtoresha Arlinda Kadriu.
Të udhëhiqet një shkollë shqipe në Medvegjë është sfidë e madhe, e shumë më vështirë është kur udhëhiqet nga një femër në moshë të re. Rezultatet e njëpasnjëshme të kësaj shkolle shqipe na bëjnë të lumtur gjith Luginën, pse jo edhe gjith shqiptarët kudo që janë./rtvpresheva.com/

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...