Bislimi: Nëse e kërkoni pakicën më të diskriminuar në Evropë, ata janë shqiptarët në Serbi

Date:

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar të premten se diskriminimi i komunitetit shqiptar është përhapur në mënyrë alarmante në institucionet shëndetësore të Serbisë.

Në një postim në Twitter, ai ka shkruar se nga 1 mijë e 316 punonjës në spitalin rajonal në rrethin e Vranjës, asnjë nuk është shqiptar, pavarësisht se 30 për qind e popullsisë që merr shërbime shëndetësore është shqiptare.

“Rreth 18 persona punojnë në Institutin e Shëndetit Publik në Vranjë, por asnjë nuk është shqiptar. Në Medvegjë nuk ka asnjë punonjës shqiptar nga 68 sa janë në qendrën shëndetësore”, ka thënë Bislimi.

Ai tutje është shprehur se për pakicën shqiptare në Serbi, kjo është normalitet për më shumë se një dekadë.

“Ende po kërkoni pakicë më të shtypur në Evropë?”, ka pyetur Bislimi

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...